Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hamendësohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIBOTË

ANTIBÓT/Ë,~A f., filoz. Botëmendohet a që hamendësohet se përbëhet nga antilënda dhezhduk materien botën materiale; kundërbotë. Folklori si antibotë.

HAMENDEM

HAMÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR pës., kryes. v. III Dyshohet, merret me mend diçka, hamendësohet.

HAMENDËSOHET

HAMENDËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HAMENDËSÓJ. Hamendësohet se qyteti është ndërtuar mbi rrënoja më të vjetra. Shkaku i ngjarjes hamendësohet, por ende nuk është vërtetuar.
Sin.: supozohet, hamendet, pandehet, nënkuptohet, paramendohet.

HAMENDËSUESHËM

HAMENDËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. mundmerret me mend; që hamendësohet. Veprim i hamendësueshëm.
Sin.: i hamendshëm, hamendësues, hamendësor, i nënkuptueshëm, hipotetik, i supozueshëm, i dyshueshëm.

PRESUPOZOHET

►PRESUPOZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vetv., vet. v. III Hamendësohet. Presupozohet se nafta dhe benzina do të dalin shumë shpejt nga tregu i karburanteve.

SUPOZOHET

SUPOZÓ/HET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merret diçka si pikënisje, duke e quajtur si të vërtetë për të provuar një hipotezë. Fotosupozohet se tregojnë realitetin. Vendet supozohetjenë hapësirasigurta. Ato supozohetkenëdorë jetën e pacientëve.
2. pës. e SUPOZÓJ. Zgjidhja u supozua në disa variante.
Sin.: hamendësohet, parakuptohet, nënkuptohet, besohet, pandehet.

ZORSHËM

ZÓRSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. është zor të bëhet; i rëndë, i vështirë. Vend i pjerrët e i zorshëm për të ecur. I zorshëm për t’u kaluar. Punë e zorshme. Problem i zorshëm. Detyrazorshme. Nuk e ka të zorshme. - Kaq e zorshme është? Fjalëkalimi është i zorshëmhamendësohet.
Sin.: i rëndë, i vështirë, i mundimshëm, i zahmetshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.