Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hamam”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BILISHTARE

BILISHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e qytetit të Bilishtit ose ajo që e ka prejardhjen nga qyteti i Bilishtit. Për cirona, moj trenare, / Në hamam, moj bilishtare. (folk.).

HALE

HALÉ,~JA f. sh. ~, ~TË [HÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] bised. 1. Nevojtore, banjë. Hale publike. Dera e halesë. Haleja e shkollës.
2. si mb., bised. I papastër, i ndyrë, i fëlliqur. Kjo dhomë është hale.
Sin.: nevojtore, banjë, hamam, shurrëtore.
S’bie rrufejahale thjeshtligj. përb. nuk e gjen gjë njeriun e lig. *Shkop haleje.

HAMAM

HAMÁM,~I m. sh, ~E, ~ET 1. vjet. Banjë allaturka, banjë turke. Hamam i nxehtë. Lahemhamam.
2. krahin. Nevojtore.
Sin.: banjë, tualet, nevojtore.
Hane *tas, hane hamam!

NEVOJTORE

NEVOJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend për jashtëqitjet vetjake; vendi ku njerëzit dalin jashtë. Nevojtore publike. Gropa e nevojtores.
Sin.: banjë, tualet, hale, hamam, avdeshanë, të pëgëra, e ligë, shurrëtore.

TAS

TAS,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Enë e thellë dhe e rrumbullakët, në madhësi dhematerialendryshmepërdoret për gjellë, për bulmet ose për ushqimetjera; sasianxë një enë e tillë; kupore, kupac, misur, çanak. Tas kosi. Tas trileçeje. Tase ushqimesh. Një tas fasule (pilaf, qumësht, kos). Një tas me miell (me gjizë, me gjalpë, me supë, me ashure, me pilaf, me qershi, me fiq). Mbushi tasin. S’matet deti me tas. (fj. u).
2. Filxhan i madh e pa bisht, i ngjashëm me gotën, zakonisht prej balte, prej metali etj. Tas porcelani (qelqi, balte, druri, kauçuku, metali). Pi me tas. Tas uji. Një tas çaj tas (i mbushur) me çaj. Një tas çaji tas (enkas) për çaj. Bleu katër tase çaji tase shërbejnë për të hedhur çaj. Piu dy tase çaj tasembushur me çaj.
3. Gotë metalike. Pi ujë me tas floriri është shumë i pasur ekonomikisht. Tas Stambolli pjatë bakri e thellë. Tas hamami enë e vogël ujishërben për të marrë ujë nga kazani e për t’u shpëlarë; kokme, sapllak, safë.
Sin.: kupore, kupac, misur, çanak, filxhan, gotë, kokme, sapllak, safë.
E do *përshesh në tas (diçka). Hane tas, hane hamam! tjetër për tjetër; hane Sham, hane Bagdad. Ta prish *dasmën për një tas çorbë (dikush). Tas çorbe mospërf. njeri pa vlerë e pa rëndësi, të cilin nuk e do e nuk e përfill asnjeri; lëng groshe mospërf.; gozhdë e ndryshkur keq.; trëndelinëthere! tall.; hije shtogu.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.