Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALOGJENÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me halogjenin, që përmban halogjen; që funksionon me halogjen (për llambën etj.) Reaksione halogjenike. Acidet halogjenike si acidi klorhidrik dhe acidi bromhidrik janë shumë të forta.
HALOGJENÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Reaksion kimik ku një halogjen bashkohet me një substancë, zakonisht me hidrokarbure; procesi i shtimit të halogjenit në një përbërje kimike. Procesi i halogjenimit. Halogjenimi i hidrokarbureve. Gjatë halogjenimit të metanit formohet kloroformi.
►HALOGJEN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., pës., vet. v. III e HALOGJENÓJ.
HALOGJENÚAR (i, e) mb., kim. Që ka të bëjë me halogjenimin; që është krijuar nga procesi i bashktimit të elementeve kimike që krijojnë halogjen.
HALOÍD,~E mb., kim. Që ka ngjashmëri me kripërat halogjen; që lidhet me halogjenët ose kripërat e tyre.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë