Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALLEMÁDH,~E mb. 1. bised. Që është plot halle; halleshumë, hallezi.
2. I shumëvuajtur. Njeri hallemadh. Nënë hallemadhe.
✱Sin.: halleshumë, hallezi, kusurmadh, hallekeq, i shumëvuajtur, kusureshumë, brengëshumë, brengëmadh, nevojtar, mundimmadh, lotmadh, andrallamadh, i shumëvuajtur.
HALL/KÉQE,~ KÉQJA f. sh. ~KËQÍJA, ~KËQÍJAT 1. Ajo që ka halle të rënda; që është e mbytur nga hallet; hallemadhe.
2. Ajo që ka shëndet jo të mirë; shëndetligë.
✱Sin.: hallemadhe, halleliga, hallezeza, shëndetliga.
VALË/MÁDH/E,~JA f. sh. ~MËDHÁ, ~MËDHÁTË Ajo që i ka ndodhur një fatkeqësi, që i ka vdekur dikush nga njerëzit e shtëpisë a nga të afërmit; që ka parë shumë vdekje e fatkeqësi; që ka vuajtur shumë; fatkeqe. Ajo valëmadhja nuk është ligështuar asnjëherë. Ajo valëmadhja gjeti forcën të mbijetonte.
✱Sin.: fatzezë, fatmjerë, fatligë, bjerrafatë, e pafat, hallemadhe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë