Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BELATÍSUR (i, e) mb., bised. Që i kanë rënë shumë belara; i sëkëlldisur, i brengosur, hallemadh, brengëshumë. Njeri i belatisur. Grua e belatisur.
✱Sin.: hallemadh, halleshumë, hallexhi, hallezi, hallekeq, brengëshumë, kusuremadh, mundimmadh, lotmadh, andrallemadh.
HALLEMÁDH,~E mb. 1. bised. Që është plot halle; halleshumë, hallezi.
2. I shumëvuajtur. Njeri hallemadh. Nënë hallemadhe.
✱Sin.: halleshumë, hallezi, kusurmadh, hallekeq, i shumëvuajtur, kusureshumë, brengëshumë, brengëmadh, nevojtar, mundimmadh, lotmadh, andrallamadh, i shumëvuajtur.
HALLESHÚMË mb., bised. 1. Që ka shumë halle, hallemadh. Jetë halleshumë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: halleshumë, hallemadh, hallezi, kusurmadh, kusureshumë, hallekeq, i shumëvuajtur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë