Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALLABABÚLLA ndajf. Me rrëmujë, me trazirë, me hallakamë, rrëmujshëm, rrëmujazi. Ishin mbledhur allababulla. I bëri punët allababulla.
ALLABABÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrëmujë, hallakamë. Shpëtoi nga allababulla. Ishte bërë allababulla.
HALLAKÁMAS ndajf. 1. Me shumë zhurmë, në mënyrë të zhurmshme.
2. Rrëmujshëm, në gjendje të çrregullt, shpërndarë sa andej-këtej; i bërë në mënyrë të zgafulluar e të shpartalluar. Shtëpinë e la hallakamë. I bën punët hallakamë.
3. Anamendas, pa e pasur mendjen, si i hutuar; në gjendje hutimi, duke qenë i hutuar, hutueshëm, hutimthi.
✱Sin.: rrëmujë, rrëmujshëm, zhurmshëm, hutueshëm, hutimthi, anamendas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë