Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELB,~I m. 1. bot. (lat. Horduem europium, Horduem vulgare) Bimë barishtore njëvjeçare me kalli si të grurit, por me thekë më të gjatë, që mbillet zakonisht për tagji, për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj.; kokrrat e kësaj bime. Arë me elb. Elb për birrë. Elb pranveror (vjeshtor). Elb vendi. Kalli elbi. Bukë elbi. Kafe elbi. Mbjell elb. Korr elbin.
2. Pjesë e parë në emërtime të pathjeshta për lloje të ndryshme elbi. Elb bregdetar (lat. Horduem maritinum) halëbreshkëz. Elb dyrreshtor (distik) (lat. Hordeum distichon) lloj elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash dhe që përdoret zakonisht për prodhimin e birrës. Elb i egër (lat. Horduem spontaneum) bar me kalli si të elbit dyrreshtor, që është i dëmshëm edhe për bagëtinë. Elbi i miut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë