Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hakatem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRPIQEM

►PËRP/ÍQEM jovep., ~ÓQA (u), ~JÉKUR vetv. 1. Përplasem me një tjetër ose në një sendfortë; ndeshet një send me një tjetër me forcë, përplaset. U përpoq në një gur (në prag). U përpoqën dy makina (dy trena). U përpoqën kokëkokë. Kur përpiqen dy shtamba, njëra do të thyet. (fj. u.).
2. bised. Takohem me dikë, piqem (zakonishtrrugë). U përpoq me një shokfëmijërisë. U përpoqënrrugë.
3. fig. Ndeshemluftë me dikë, përleshem. U përpoqën me armiqtë. U përpoqën trup me trup.
4. Bëj gjithçkaështë e mundur për t’ia dalëkrye një pune ose për të arritur diçka, bëj përpjekje; mundohem, orvatem. Përpiqet të më ndihmojë. U përpoqmbante gjakftohtësinë. U përpoq ta shpëtonte. Përpiqet me të gjitha fuqitë. Do të përpiqen me mish e me shpirt. U përpoq t’ia hidhte, por s’ia doli dot.
5. vet. v. III Biekundërshtim me një tjetër, ndeshet një mendim a një pikëpamje me një tjetër; përplaset. Mendimet e tyre përpiqen.
6. Sillem e rrotullohem sa nga njëri krahtjetrin për të gjetur prehje a qetësi nga dhembjet, nga diçka që më mundon etj.; përpëlitem. Përpiqej nga dhembjet. Përpiqej si zorraprush. Është përpjekur gjithë natën.
Sin.: përplasem, takohem, ndeshem, mundohem, orvatem, rropatem, çallëstis, çalltis, luftoj, rrekem, rrah, provoj, hakatem, shpupurishem, shkëpurdhem, përpëlitem, goditem, copëtohem, ngarend, gërmohem, piqem, përleshem, vërtitem, rrihem, rraskapitem, sillem, rrotullohem, mblidhem, dridhem, shtrëngohem, shtërzoj, vuaj, synoj.
Sa *piqen, përpiqen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.