Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAJVANÍSHT ndajf., bised. Hajvanërisht. Sillej hajvanisht.
✱Sin.: hajvanërisht, marrëzisht, hajvançe, kafshërisht.
HAJVÁNÇE ndajf., bised. Hajvanërisht. U soll hajvançe.
✱Sin.: hajvanisht, hajvanërisht, marrëzisht, kafshërisht.
HAJVANËRÍSHT ndajf., bised., keq. Në mënyrë trashanike, si hajvan; hajvançe, kafshërisht. Sillej hajvanisht.
✱Sin.: hajvançe, hajvanisht, marrëzisht, kafshërisht.
MIZORÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë shumë të egër e të pamëshirshme, në mënyrë mizore. I shpërngulën mizorisht nga vatrat e veta. U vra mizorisht. E shkatërruan mizorisht. U soll mizorisht me të.
2. fig. Shumë keq dhe pa kujdes fare, në një mënyrë që nuk të kënaq dhe që e shkatërron diçka, në mënyrë të pakëndshme e me cilësi të dobët. E kishin ndarë mizorisht veprën (librin).
✱Sin.: egërsisht, barbarisht, çnjerëzisht, shtazërisht, hajvanisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë