Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hajthem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAJMITEM

HAJMÍT/EMI jovep., ~TA (u), ~ÚR vetv. Dobësohem; hajthem.
Sin.: dobësohem, ligështohem, hollohem, tretem.

HOLLOHEM

HOLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem më i hollëtrup. U hollua nga sëmundja. U zgjat e u hollua. Rritet e hollohet.
2. vetv. vet. v. III Bëhet më e hollë një pjesë e trupit. Iu hollua trupi. Iu holluan këmbët (duart). I është holluar qafa.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i lëngshëm, bëhet më me shumë ujë. Është holluar qumështi i bagëtive. I është holluar gjaku.
4. fig., bised., vetv. Bëhem më i zgjuar; fitoj mprehtësi, zgjuarsi dhe shije më të mirë; zhvillohem. Janë holluar njerëzit tani. Iu hollua mendja u më i zgjuar e më i mprehtë.
5. bised., vetv. Dobësohem, tretem, ligem. Janë holluar bagëtitë. Është holluar shumë.
6. fig.. bised., vetv. Varfërohem. Ishte holluar shumë.
7. pës. e HOLLÓJ.
Sin.: petëzohem, dobësohem, tretem, tëhollohem, thahem, hajthem, thatohem, varfërohem.
Iu hollua *gjaku (dikujt). I është holluar *mendja (dikujt). I është holluar *qafa (dikujt). I është holluar *truri (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.