Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAJDÚTÇE ndajf. 1. Fshehurazi, si hajdut, hajdutërisht; vjedhurazi. Hyri hajdutçe. Iku (u largua) hajdutçe. E mori hajdutçe.
2. vjet. Kaçakçe.
✱Sin.: fshehurazi, vjedhurazi, hajdutërisht, hajnisht, kusarisht.
HAJDUTËRÍSHT ndajf. Fshehurazi, si hajdut, hajdutçe. Hyri (u fut) hajdutërisht. Iku hajdutërisht. E bëri hajdutërisht.
✱Sin.: fshehurazi, tinëz, kusarisht, vjedhurazi, vjedhtas, përvjedhtas, hajnisht.
HAJNÍSHT ndajf. 1. Hajdutërisht, kusarisht.
2. Fshehurazi, tinëz. U largua hajnisht. Kemi ardhur hajnisht!
✱Sin.: fshehurazi, tinëz, kusarisht, vjedhurazi, vjedhtas, përvjedhtas, hajdutërisht, hajdutçe.
PËRVJÉDHËS,~E mb. 1. Që afrohet fshehurazi për të përgjuar diçka.
2. Që nuk të shikon drejt e në sy; sypërmbys. Me shikim përvjedhës.
3. Që vështron tinëzisht a hajnisht; tinëzar; i pabesë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: vjedhës, hajdut, hajn, tinëzar, përvjedhan, përvjedhacak, përvjedhajkë.
TÍNËZ ndajf. Pa e parë, pa e dëgjuar a pa e ditur njeri, fshehtas, dinakërisht, tinëzisht. Erdhi tinëz. Zvarritej tinëz. Iku (u nis, u largua) tinëz. Shikonte tinëz. Kush flet tinëz, i bie shpinës. (fj. u.). Qeni i keq të kafshon tinëz. (fj. u.). njeriu i keq të bën dëm prapa krahësh.
✱Sin.: fshehtas, dinakërisht, tinëz, tinazi, tindrazi, tinëzash, tinëzisht, vjedhtas, vjedhurazi, hajnisht.
VJÉDHURAZI ndajf. Përdoret për të treguar mënyrën e një veprimi; në mënyrë vjedharake; si vjedhës; pa u vënë re nga të tjerët, fshehurazi. Ia mori vjedhurazi. Hyri (u afrua, iku) vjedhurazi. E shikoi vjedhurazi.
✱Sin.: fshehtas, fshehurazi, tinëzisht, hajdutërisht, vjedhas, kusarisht, vjedhurisht, hajnisht, hajdutçe, kaçakçe, cubnisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë