Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hajn”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARAMIT

ARAMÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që vjedh pasurinë e dikujt (sende, bagëti etj.), ai që merret me hajni. Aramit xhepash. Aramit pulash. E zunë aramitin.
Sin.: hajn, hajdut, vjedhës, cub, kusar, grabitës.

ATAKOHEM

ATAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Sulmohem, goditem, pësoj sulm ose atak nga dikush ose nga diçka.
2. pës. e ATAKÓJ. Atakohem nga kritika. U atakua nga infarkti. U atakua nga një hajn..
Sin.: sulmohem, goditem, kërcënohem, kanosem, ofendohem.

CUB

CUB,~II m. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Ai që del malit dhe dëshironrrojë i vetëm dhe i lirë; kaçak. Doli cub. Cub i cubit. Cub e trim i çartur. E njihnin si burrë trim dhe cub të përmendur. Cub malesh. Trembëdhjetë cuba të Cetinës.
2. fig. Ai që përvetëson pa të drejtë diçkadikujt tjetër. Hájni e cubi janëposte qeveritare. Vjen me mendësinë e cubit. Do të jenë sërishrolin e cubit.
3. fig., keq. Ai që ka sjelljepamoralshme (si gangster). Bëjnë cubin me ligjin e shtetit. Bën cubin në Parlament.
Sin.: kusar, hajdut, hajn, cubel, kaçak, vjedhës, bandit.

HAJDUT
HAJNI

HAJNÍ,~A f. sh ~, ~TËqenët hajn a vjedhës; vjedhje, kusari, hajdutëri. E kishte patur zanat hajninë. Punë hajnie.
Sin.: vjedhje, hajdutëri, hajdutllëk, kusari, grabitje.

HAJNOHEM

HAJN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e HAJNÓJ.
Sin.: vidhem, grabitem, kapem, tërhiqem.

HAJNOJ

HAJN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I marr dikujt diçka hajnisht a fshehurazi; vjedh.
2. vet. v. III Hyn në një arë a kopsht për të ngrënë diçka (për bagëtinë).
Sin.: vjedh, grabit, kusaroj, kap, tërheq.

KUSAR

KUSÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vjedh dhe plaçkit, duke përdorur edhe dhunë. Kusar deti pirat. Bandë kusarësh.
Sin.: vjedhës, hajdut, hajn, grabitës, pirat.

PRAKUT

PRAKÚT,~E mb., krahin. 1. Grykës, hamës, i pangopur.
2. Vjedhës, hajn, hajdut.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

PRETAR

PRETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën pre gjënë e gjallë të të tjerëve; plaçkitës, hajdut.
2. Vrasës. Pretar me pagesë.
Sin.: plaçkitës, vjedhës, pretues, hajdut, hajn, vrasës.

PUNGASH
PËRVJEDHËS
STRAPUCAN

STRAPUCÁN,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Ai që vjedh gjëravogla. Strapucani i fshatit. Po kërkonin strapucanin. Strapucanat janërrezikshëm. Do t’i jepte një mësimmirë atij strapucanit të vogël.
Sin.: hajdut, vjedhës, brac, hajn.

VJEDHAJDUT
VJEDHAJDUT

VJEDHAJDÚT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është vjedhës, hajdut. Vjedhajdutët ikën me të katra. Një vjedhajdut i theu derën e konakut dhe ia vodhi lopën.
Sin.: hajdut, hajn, vjedharak, vjedhacak, vjedharash.

XHEPASH

XHEPÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Vjedhës xhepash. U ndalua një xhepash.
Sin.: xhepist, vjedhës, hajdut, kusar, hajn, brac.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.