Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BURBULÉTËS,~E mb. Që është i gatuar me mish; jokreshmor, i burbuletur. Gjellë (haje) burbuletëse.
BËRÇÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kalli misri që mbetet i vogël.
2. Pjesë e kallirit të misrit që mbetet pasi e kemi shkoqur; misërishte, bloçkë. Nxjerr bërçukë.
3. Haje për derra. Bërçukë për thiun.
4. fig., mospërf. Njeri me trup të shkurtër, shkurtabiq. Bërçuku i klasës.
✱Sin.: shkurtalak, shkurtaq, xhuxh, xhuxhmaxhuç, cumrak, gërdhuz, çufrak, burravogël, caradung.
MBRUJ vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Përziej me ujë dhe e ngjesh mirë deri sa të bëhet brumë, ngjesh (zakonisht për miellin, por edhe për deltinën). Mbruj brumin. E mbrujnë miellin me ujë të ngrohtë për të përgatitur kulaç. Siç e mbrujte, haje. (fj. u.).
2. Zë bukë me brumë të thartë, e gatuaj me tharm. Mbruj bukën.
3. Përgatit llaç ose beton, duke përzier rërë e zhavorr me ujë, me gëlqere ose me çimento. Mbrujnë llaç (beton).
4. fig. E fryj, e zmadhoj së tepërmi (për një mendim, për një ide, për një emocion etj.); e mbush plot e përplot. Tharmi i së shkuarës të ka mbrujtur shpirtin.
5. fig. E përgatit dhe e edukoj dikë me kujdes e me këmbëngulje duke e bërë të përvetësojë parime, ide e njohuri të caktuara; e formoj. I ka mbrujtur fëmijët me dashurinë për atdheun.
6. Majm; ngjall. E mbrujti kaun (lopën).
NGRË́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ha ose kur hahet diçka, të ngrënët. Ngrënia e drekës (e darkës). Dhoma (tryeza) e ngrënies. Koha (ora) e ngrënies. Para (pas) ngrënies. Ngrënia vakt e pa vakt.
2. bised. Gjë që shërben për t’u ngrënë, ushqim. Në festë kishte ngrënie e pirje. Sigurimi i ngrënies së bagëtive duhet bërë pa ardhur dimri.
✱Sin.: e ngrënë, të ngrënë, hamje, haje, ushqim, hesë, kafshim, gërryerje, kruajtje.
►SQÉP/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. Çukitem. Gjelat u sqepën plot zhurmë në oborr.
2. Grapcoj, nduk (bukën etj.) Nuk sqepet buka ashtu! Ishte sqepur pjesa më e madhe e ushqimit dhe fëmijët mbetën pa ngrënë.
3. fig. Ha nga pak, ngaqë ndruhem, nuk kam oreks etj. Ka gjithë ditën që sqepet. Haje ushqimin, mos u sqep!
USHQÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ushqej dikë ose kur ushqehet dikush. Ushqimi i rregullt. Ushqimi i fëmijës. Ushqimi i të sëmurit. Ushqimi i bagëtisë (i shpendëve). Ushqimi me gjak. Ushqimi me energji. Ushqimi me dru (me qymyr). Regjimi i ushqimit. Nuk vlen (nuk bën) për ushqim.
2. Gjithçka që hanë njerëzit a kafshët dhe që mund të përpunohet e të përvetësohet nga organizmi. Ushqim i thatë (i lëngshëm). Ushqim i mirë (i zgjedhur, i përshtatshëm). Ushqim i freskët (i prishur). Ushqim i bollshëm (i paktë, i pamjaftueshëm). Ushqime të pasura. Ushqim i gatshëm (gjysmë i gatshëm). Ushqim i konservuar. Ushqim i përpunuar (i papërpunuar). Ushqime bimore (shtazore). Ushqim natyror. Ushqim plotësues. Ushqim i njomë (i gjelbër) (bujq.) bar i njomë ose bimë të tjera të njoma që i jepen bagëtisë. Ushqim i thatë (i trashë, i ashpër) (bujq.) bari ose jonxha e thatë, kashta e të lashtave etj. që i jepen bagëtisë. Ushqim për kafshë. Aparati i tretjes së ushqimit. Përgatit ushqimin. Ziej ushqimin. Ha ushqim. Përtyp ushqimin. Tret ushqimin. Gjej (siguroj) ushqimin.
3. vet. sh. Sendet e ndryshme të përpunuara (oriz, sheqer, makarona, fasule, vaj etj.), që i blejmë në treg për t’u ushqyer. Dyqan ushqimesh. Çantë ushqimesh. Blej (marr) ushqimet.
4. Lënda ushqyese që përmban një send dhe që përvetësohet nga organizmi. Mjalti ka shumë ushqim. Nuk përmban asnjë lloj ushqimi.
5. Tërësia e lëndëve joorganike që ndodhen në tokë, të cilat thithen dhe përpunohen nga bimët. Bima thith ushqimin nga toka.
6. spec. Gjithçka me të cilën punon ose që e përpunon një makinë a një pajisje ose gjithçka që përpunohet prej tyre; energjia e nevojshme që vë në lëvizje diçka. Ushqimi i radios (i aparatit). Skema e ushqimit. I jep ushqim. Çon ushqim. Ndërpres ushqimin.
7. fig. Ajo që shërben për edukimin dhe për brumosjen ideologjike e shpirtërore të njeriut. Ushqim shpirtëror. Ushqim për mendjen. Shtypi është ushqim i përditshëm. Librat janë ushqim për të gjithë.
8. fig. Ajo që jep shkas të zhvillohet a të përhapet diçka, burimi që ushqen diçka. Ushqim për thashethemet. I jep ushqim për diçka.
✱Sin.: haje, hamje, ngrënie, e ngrënë, bukë, shujtim, mëndje, tajitje, qeveri, hesë, ngjëratë, çek, mbajtje, grazhd, kullotë, mëngojë, edukim, mëkim, rritje, ndjellëse, vagjëli, llurbë, lluburdire, mjet, gatesa, të ngrëna, ngrënie, zahire, nozull, nozullime.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë