Fjalori

Rezultate në përkufizime për “hahatem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HABITEM

HABÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Më bën përshtypjemadhe diçka e papritur, e pabesueshme ose e pakuptueshme; më vjen habi, nuk e besoj diçka; çuditem; hutohem. Habitem me të. U habita kur e pashë. Është për t'u habitur.
2. vetv. Mbetem pa mend përpara dikujt a diçkaje, mbetem me gojë hapët para diçkajejashtëzakonshme ose shumëmirë; jepem i tëri pas diçkaje sa harroj se ku jam e ç'po bëj; çuditem, mahnitem. U habitën pa masë. Habitem pas punës. U habitën pas lojës. U habit pas ngjyrave (pas luleve). Mos u habit.
3. pës., vet. v. III e HABÍT.
Sin.: çuditem, mahnitem, çmeritem, hutohem, shastisem, mërehem, hahatem, nemitem, topitem.

HAHARISEM

HAHARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Qesh me të madhe; qesh ha-ha-ha me zë të lartë. Hahariseshin vajzat.
Sin.: qesh, gajasem, hahatem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.