Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAFÍF,~E mb., bised. 1. Shumë i dobët dhe i hequr; i hollë e i thatë (zakonisht për njerëzit). E ka trupin hafif. Fytyrë hafife.
2. bised. I lehtë; me peshë të lehtë. Këpucë hafife. Ngarkesë hafife.
3. Që tretet lehtë (për ushqimet). Gjellë hafife.
4. fig. Mendjelehtë. Djalë hafif. Plak hafif.
✱Sin.: i dobët, i hollë, i hequr, i thatë, i tretshëm, mendjelehtë.
MENDJELÉHTË mb. 1. Që mendon e gjykon në mënyrë të cekët, që sillet e vepron pa i menduar thellë pasojat, i lehtë nga mendja, i përciptë. Është (u tregua) mendjelehtë. Le të rrejnë shoqet mendjelehta, le të tradhtojnë miqtë mendjelehtë.
2. Që nuk është menduar thellë; i cekët, i përciptë. Një kërkesë mendjelehtë.
✱Sin.: i cekët, cakërran, i lehtë, fluturak, hafif, i përciptë, mendjeveri, mendjekarafil, toç, mlysh, lulushan, i papjekur, mendjepulë, gollak, hollokroqe, ciripupe, furfule, fyçkë, muf, mufkë, pufte, karafil, firifiu, kërriç, fyryfyçkë, torolingë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë