Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HËNAJÁSHTË ndajf. Në kohën kur ka dalë hëna, kur ka lindur hëna; kund. hënabrenda. Nuk e punonte tokën hënajashtë. Nuk e hante grurin e ri (fasulen e re) hënajashtë (sipas besëtytnive).
♦ Jam parë hënajashtë (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, nuk e duam njëri-tjetrin, nuk duam ta shohim me sy njëri-tjetrin; jam parë hënaprapë; jam parë me hënë të keqe; kund. jam parë hënabrenda.
✱Sin.: hënaprapë, hënakeq.
HËNAPRÁPË ndajf. Në një kohë të papërshtatshme, në një çast të keq; hënajashtë. U takuan hënaprapë. Janë parë hënaprapë janë parë hënajashtë.
✱Sin.: hënakeq, hënajashtë.
♦ Jam parë hënaprapë (me dikë) shih jam parë hënajashtë (me dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë