Fjalori

Rezultate në përkufizime për “guzhmë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GUZHMOJ

GUZHM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lidh a bashkoj me guzhmë; vë ose futguzhmë.
2. fig. E shtrëngoj dhe e detyroj dikë, i vë guzhmën.
Sin.: shtrëngoj, detyroj.

LOZE

LÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Dredhë hardhie, kungulli etj. Loze hardhie (rrushi). Lozet e kungullit. Lozet e fasuleve.
2. Guzhmë. U këput lozja.
3. fig., bised. Lloj, fare, race, prejardhje. Loze e keqe.
Sin.: dredhkë, dredhë, lastar, guzhmë, rricë, lloj, farë, racë.
Lëshon loze krahin. 1. (dikush). E zgjat një punë, një bisedë etj.; e bën tërkuzë. 2. (diçka). Rritet e zhvillohet, zgjerohet e përparon; shtrin (zgjat) krahët.

REJË

RÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thupër ose degë e njomë, që përdridhetbashku me të tjerat për të lidhur diçka, guzhmë; filiz ose degë e njomë. Rejat e parmendës. Këput (pres) reja. Lidh me rejë. Qëlloi me rejë.
2. Kunj druri i përkulur, që shërben për të lidhur shtizën e parmendës me zgjedhën; dru i përkulur a me gëthapë, që ngulet në një tra për ta tërhequr zvarrë. Tërheq me rejë.
Sin.: guzhmë, thupër, buklidhë, qeçkë.

THUPËR

THÚP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Shkop i hollë dhe i përkulshëm, zakonisht i prerë nga dega e një peme a nga një shkurre. Thupër e hollë. Thupër thane (shelgu, shkoze). Thupër me majë. Gardh me thupra. I ra me thupër. Dridhej si thupra në ujë kishte shumë frikë, dridhej nga frika.
2. Shufër e gjatë dhe e hollë prej metali, prej qelqi etj., shufra me të cilën pastrohet tyta e pushkës. Thupër e qelqtë. Thupër e hekurt.
3. Harku i violinës.
Hu pa thupra mospërf. Ngul *hunj e heq thupra (dikush) mospërf. Ose *hu, ose thupër. Thupër shelgu përçm. 1. Njeri shumë i dobëttrup, i thatë e i pafuqishëm, kufomë e gjallë; edh i shtirë mospërf., i tharë në tym; kund. për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh. 2. keq. Puthador, servil.
Sin.: fshikull, vishkull, vrushkull, purtekë, furatë, kalore, dredhë, rejë, guzhmë, shtizë.

TËRRFANË

TËRRFÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Guzhmë. Tërrfana e parmendës.

VERGË

VÉRG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Rreth prej purteke a prej dege hardhiepërdredhurlidh trinën me gardhin. Verga e trinës. E lidhi trinën (gardhin) me vergë.
Sin.: guzhmë, loze, rejë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.