Fjalori

Rezultate në përkufizime për “guximtare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMËNGRIRË

ARMËNGRÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT poet. 1. Armë e re e sapoblerë.
2. fig. Trime, guximtare, e patrembur. Qëllonteshenjë armëngrira.

ASLLANESHË

ASLLÁNESH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. 1. zool. Luaneshë. Asllani kishte afër asllaneshën.
2. Trime, guximtare. Asllanesha e babës.

GUXIMTAR
LUANESHË

LUANÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kafshë e egër gjitare, e madhe, mishngrënëse, me leshshkurtër e të verdhemë, me një tufë qimeshfundbishtit, femra e luanit.
2. fig. Vajzë a grua trimëreshë, sypatrembur dhe e fortë. Luaneshat shqiptare. Luaneshat e maleve.
3. si mb., fig. f. Sipas kuptimit 2 të emrit. Grua luaneshë.
Sin.: trime, trimëreshë, e guximshme, guximtare, sypatrembur, e fortë.

SYPATREMBUR

SYPATRÉMBUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që nuk di ç'është frika, që nuk i trembet syri. E pritën me brohoritje sypatremburën. Nuk gjenden lehtë sypatremburat.
Sin.: trime, guximtare.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.