Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIZAKÁPËS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Secili nga zogjtë e vegjël shtegtarë që përbëjnë një familje të madhe me 357 specie që ushqehen kryesisht me insekte dhe jovertebrorë të tjerë.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për specie të ndryshme të kësaj familjeje zogjsh: Mizakapësi gushëkuq (lat. Ficedula parva). Mizakapësi i përhimë (lat. Muscicapa striata). Mizakapësi qafëbardhë (lat. Ficedula albicollis). Mizakapësi krahëvizuar (lat. Ficedula semitorquata). Mizakapësi i zi (lat. Ficedula hypoleuca).
NÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Colymbus nordicus) Shpend uji shtegtar, i madh sa një pulë, me këmbë të shkurtra, që zhytet me shkathtësi në ujë dhe është i shpejtë në fluturim. Nor i bardhë si bora.
2. Pjesë e parë e disa emërtimeve për shpendë. Nori gushëkuq (lat. Gavia stellata) shpend uji i ngjashëm me norin, quhet kështu sepse ka një njollë të kuqe në gushë. Nori gushëzi (lat. Gavia artica) shpend uji i ngjashëm me norin, quhet kështu sepse e ka gushën e zezë. Nori i madh (lat. Gavia immer) është më i madh se nori gushëkuq dhe ai gushëzi.
PËRBË́RË (i, e) mb. 1. Që është i formuar nga disa njësi, pjesë, elemente etj. të ndryshme, që nuk është i thjeshtë, që është një e tërë me shumë pjesë a me shumë elemente; kund. i thjeshtë. Mekanizëm i përbërë. Substancë e përbërë (kim.) substancë e formuar nga disa lëndë. Trup i përbërë (kim.) trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Gjethe e përbërë (bot.) gjethe e formuar prej disa gjethëzash që kanë një bishtak të përbashkët.
2. gjuh. Që është formuar nga bashkimi i disa pjesëve (fjalëve, fjalive etj.) të ndryshme, i pathjeshtë; kund. i thjeshtë. Fjali e përbërë. Kallëzues i përbërë. Kohë e përbërë (e foljes) kohë e formuar nga folja ndihmëse kam ose jam dhe pjesorja e foljes që zgjedhohet. Fjalë e përbërë fjalë ë formuar nga bashkimi i dy a më shumë temave në një njësi të vetme fonetike, leksikore e gramatikore; kompozitë e mirëfilltë (p.sh. atdhedashuri, besëlidhje, ballëhapët, gojëmjaltë, gurgdhendës, gushëkuq, gushtovjeshtë, tejkaloj etj.).
✱Sin.: i formuar, i pathjeshtë, i përngjitur.
QAFËDRÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. 1. (lat. Jynx torquilla) Qukapiku qafëshkurtër, që ushqehet me insekte dhe me larvat e tyre.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje zogjsh. Qafëdredhësi gushëkuq (lat. Jynx ruficollis). një lloj qukapiku i vogël që njihet për pendët e tij me ngjyrë hiri dhe me gushën e kuqe karakteristike.
✱Sin.: teshkë, thnegëlngrënës, kokëpërdredhur.
TRISHTÍL,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Parus caeruleus caeruleus) Zog pylli, zakonisht me ngjyra të ndritshme, blu në pjesën e sipërme, të verdhë në pjesën e poshtme, me një vijë të zezë që kalon mbi sy, me sqep të shkurtër, me lëvizje të gjalla, që këndon bukur, që ushqehet kryesisht me insekte, larva dhe krimba, por edhe me fara drithërash, kokrra dhe fruta të vogla; cinkë, tringec. Trishtili i murrmë. Tufë trishtilash. Cicërima e trishtilit. Çerdhe trishtili.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje trishtilash: Trishtili bishtgjatë (lat. Aegithalos caudatus) bishtagjati. Trishtili gushëkuq (lat. Parus fringillinus). Trishtili me çafkë (lat. Parus cristatus; Lophophanes cristatus).
✱Sin.: cinkë, treckë, treckël, trinckë, tringec, bishtgjatë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë