Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Del vetë nga thellësia në sipërfaqe të tokës (për ujin, për naftën etj.). Buron ujë (naftë, gaz). Ku buron, rrjedh. (fj. u.).
2. Zë fill, del, e ka burimin, merr ujët (për lumin, përruan etj.). Buna buron nga Liqeni i Shkodrës.
3. Del me vrull e me shumicë (uji, gjaku etj.). I buron gjaku. I buron qumështi.
4. edhe kal. E lëshon ujin, rrjedh pak, kullon, qan (për enën, për muret etj.). Buron shtamba. Buron voza. Buron muri.
5. fig. E ka pikënisjen, e ka bazën, zë fill, vjen; e ka prejardhjen. Shqipja buron nga ilirishtja.
6. fig. E ka burimin, del; shkaktohet, vjen si pasojë e diçkaje. I buron nga shpirti. Nga zemra e bardhë buron mirësia. (fj. u.).
✱Sin.: del, gurron, vrujon, shpërthen, gufon, bumbon, rrjedh, kullon, ujëson, loton, qan, lëshon, dikon, pikon, nis, fillon, vjen, shkaktohet.
GURR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Del me shumicë nga mali a nga shkëmbi, buron (për një lumë a përrua, për një krua etj.). Gurron nga shkëmbi (në rrëzë të malit). Gurron i kulluar.
2. Rrjedh me shumicë e pa ndërprerje (për shiun, gjakun, lotët etj.), rrjedh rrëke. Shiu nisi të gurronte. I gurroi gjaku. I gurruan lotët.
3. fig. E ka zanafillën ose burimin diku, buron.
✱Sin.: buron. del, rrjedh.
VRÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burim i vogël uji; krua. Rrëzë malit buronte një vrujë e vogël. Gurgullon vruja. Gurron një vrujë e vogël.
2. Burim i turrshëm (i ujit); burim ku uji del me turr. Vruja e lumit. Vruja e përroit ishte e turrshme.
✱Sin.: burim, gurrë, gurrëz, buronjë, buromë, ujëmore, vendburim.
VRUSHKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Fshikulloj, qëlloj dikë a diçka me vrushkull. Vrushkulloj kalin. E vrushkulloi me thupër. E vrushkulloi rëndë.
2. jokal., vet. v. III Rrjedh, del si curril a si rrëke, çurg. Vrushkullon gjak. I vrushkulloi plaga. Vrushkulloi uji i shiut në gjitha anët. Vrushkulluan borë e shi bashkë. Kroi i fshatit kishte pak ujë, vrushkullonte duke cirkatë.
3. fig., kal. Qortoj ashpër dikë duke i dhënë një goditje të fortë për të metat a gabimet e tij. Vrushkulloi të metat (gabimet). E vrushkulloi mirë kësaj radhe.
✱Sin.: fshikulloj, frushkulloj, fshik, vishkulloj, rrjedh, gurron, shpërthen, vërshon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë