Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gurrë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMUJË

AMÚJ/Ë,~A f. sh. ~A,~AT Përrua, burim, gurrë.

AMË

ÁM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji. Ama e ujit (e vijës). Ama e lumit. Ku e ka amën ky lumë? Del nga ama. Ama e detit. Shtëpia është si ama e detit, s’lë gjë pa përpirë. (fj. u.).
2. fig. Burim, gurrë. Ku e ka amën kjo histori. A i dihet ama kësaj intrige? Nëse nuk sillet mirë, ia pres ujët në amë. I është thyer ama i është ndarë uji i mulliritburim të jazit. Ia pres (ia ndaj) ujët në amë i bëj dëm dikujt, aty ku e ka burimin, në rrënjë, i prish punë atij që ka në dorë diçka; e lë duarthatë. I është shtjerrë ujët në amë nuk i ecën puna si dikur, nuk përfitonprej dikujt; e ka humbur forcën e gjallërinë, i është tharë përfitimiburim.
3. Pjesa e kreut në një bllok biletash, çeqesh, faturash etj., që ruhet si dëshmi për pjesën e këputur. Amë e bijë.
Sin.: burim, gurrë, shtrat, rrjedhë.
Ra në amë të vet (dikush) u qetësua, u rregullua, gjeti prehje, u rehatua; iu largua mërzia, i iku zymtia, u çel; u zgjidh diçka; e mblodhi veten; erdhivete. Doli nga ama (dikush) shih doli nga rruga (rruge) (dikush). E shtie në amë. 1. (diçka). E sjell përsëri brenda kufijve, e kthej atje ku ishte a ku duhet. 2. (dikë). shih e vë në udhë (të mbarë) (dikë).

BAHRE

BÁHR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Burim uji, gurrë, buronjë; pellg, llakë, bërrakë.

BUCELË

BUCÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e drunjtë si fuçi e vogëlpërdoret për të mbajtur ujë të pijshëm; enë prej balte a prej druri, zakonisht me lëfyt dhe e sheshtë nga njëra anë, që përdoret për ujë; fytak. Me bucelë krahut. Pi ujë nga bucela. Bucelë pa rrathë (keq.) njeri që nuk e mban fjalën; ai që i bën lak fjalësdhënë. Bucelën ngarkuar, / shaminëdorë, / Shkoje për në gurrë, / Moj vetullakurorë. (folk.). Kali ha tagji, gomari ngre bucelat. (fj. u.). Nuk mbushen bucelat me fjalëthata. (fj. u.). Breshka shan boblën e kungulli shan bucelën. (fj. u.).
2. Pjesë e rrumbullakëtqendërrrotësqerres etj., ku bashkohen spicat, rrezet ose telat dhe ku futet boshti. Bucela e qerres. Bucela e rrotësmullirit. Bucela e biçikletës. Rrathët e bucelës.
Sin.: bulirë, cumër, brinjë, bucë, bukli, burikë, bacungë, brijë.
Prish bucela (bute) e bën kënaçe (dikush) prish diçkamadhe e me vlerë për të rregulluar një vogëlimë me më pak vlerë; prish shtëpi e bën kasolle; qep një pëllëmbë e shqep një pash; gris gjirin e arnon pëqirin.

BULÇIM
BULÇON

BULÇ/ON vep. ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Buron si gurrë. Bulçonte uji rrëzë malit.

BUNAR

BUNÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. PusI. Ujë bunari. Hapi një bunar. Nxjerr ujë nga bunari. Në një bunar ku mbushnin ujë të gjithë. Kur të hapësh një bunar të ri, tek i vjetri mos pështy. (fj. u.). Të rritësh një fëmijë është si të hapësh një bunar me lugë. (fj. u.). Jepi kalit ujë e mos fishkëllebunarhuaj. (fj. u.).
2. Krua, burim. Bunar i ftohtë.
3. Pellg i formuar nga grumbullimi i ujitrrjedhshëm; hurdhë. Bunar për ujitje.
Sin.: krua, burim, gurrë, buronjë, buromë, vrujim, ujëmore, hurdhë, çikërran.
M’u zemra bunar u mërzita e u dëshpërova jashtë mase, u pikëllova, e vuajta shumë diçka;lëshoi (më la) zemra; m’u prenë krahët; m’u ligështua (m’u lig) zemra (shpirti). Ra në bunar (në *pus) (dikush). (Humbi) si *gjilpërafundbunarit (dikush a diçka).

BURIM

BURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ujë që del vetë nga thellësiasipërfaqetokës, gurrë; vendi ku del ky ujë. Burim i kulluar (i ftohtë). Burimet e ujërave. Burim i nxehtë (termal, mineral). Burimi i fshatit. Ujë burimi. Vend (mal) me burime. Sabahsabah, moj, / Më del te burimi, / Lotkat më t’u derdhë / Si zinxhir floriri! (folk.). Burimin e mirë e ke edhethatësirë. (fj. u.). Kur pi ujë, kujto burimin. (fj. u.). Lumi shtratin e ndërron, po burimin s’e ndalon. (fj. u.). Nuk ka kroje pa burime. (fj. u.). Po do të dish si duhetjetë uji, shko pyet burimin. (fj. u.).
2. Vendi ku zë fill një vijë uji, një përrua a një lumë; amë. Burimi i lumit (i një përroi). Burimi i Drinit (i Shkumbinit...). Ç’ujë ka lumiburim, atë ka edhegrykë. (fj. u.).
3. Vend ku nxirret një lëndë e parë si nafta, bitumi, gazi ose ndonjë lëndë tjetër; vendburim. Burim nafte (gazi).
4. Fusha, lënda a sendi nga nxirret diçka e nevojshme për jetën; ajoshërben si bazë për të nxjerrë diçka tjetërdobishme. Burime natyrore. Burim lëndëshpara. Burim ushqimesh. Burim të ardhurash. Burime ekonomike. Burim jetese. Burim begatie.
5. Lëndë ose sendlëshon nxehtësi, dritë, rreze, energji etj.; vatërrrezaton dritë, jep nxehtësi etj. Burim ushqyes. Burim nxehtësie (ngrohtësie). Burim drite (rrezatimi).
6. Njeri, zyrë, dokument etj. nga del një lajm, një njoftim a një e dhënë tjetër; ai nga i cili ka dalë një e dhënë. Burim zyrtar. Burime diplomatike. Burimesigurta (të besueshme, të rëndësishme). Burim i brendshëm (i jashtëm). Burimehuaja. Burim thashethemesh.
7. kryes. sh. Dokumente origjinale, letra, relacione, mbishkrime etj. nga nxirrendhëna për të bërë studimecaktuara. Burime historike. Burime gojore (të shkruara). Burime arkivore (dokumentare). Burime vendëse (të huaja). Burime antike (mesjetare). Burimet shqiptare. Burimet osmane.
8. Pikënisja, zanafilla e diçkaje; baza për lindjen e diçkaje; prejardhja e diçkaje. Burimi i një fjale. Burim mikrobesh (sëmundjesh).
9. fig. Shkaku a shtysasjell diçka, sendi a dukuriangjall a që nxit një ndjenjë, që sjell një pasojë etj. Burim force (frymëzimi, kënaqësie, gëzimi). Burim luftërash. Burim të këqijash (fatkeqësish).
Sin.: krua, gurrë, buronjë, buromë, vrujim, ujëmore, çikërran, bunar, dalje, nisje, fillim, shpërthim, gufim, amë, gomën, vendburim, mëmë, krye, damar, pikënisje, zanafillë, prejardhje, origjinë, shkak, rrjedhë.
Burim i pashtershëm libr. 1. Dikush që di shumë, njeri që ka njohuri e dijegjera për shumë çështje a për shumë fusha. 2. Dikush që ka pasurimadhe, njeri shumë i pasur; ai të cilit s’i mbarojnë kurrë mjetet e mundësitë. Ka pirë *ujë në shumë burime (kroje) (dikush).

BURONJË

BURÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burim. Aty kishte pasur një lis dhe një buronjë. Gurgullon buronja. Rrjedhës së buronjës. Mike faqeportokalle, / Të ziun mua më thave, / Si buronja mbi Spithare. (folk.).
2. Burishtë.
Sin.: burim, gurrë, krua, buromë, vrujim, ujëmore, çikërran.

BËNESË

BËNÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Burim, gurrë, buromë.

GURREC

GURRÉC,~I m. sh. ~A,~AT Gurrë e vogël; krua i vogël a me pak ujë.

GURRË

GÚRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burim i madh me shumë ujë në një vend malor; uji i këtij burimirrjedh si përrua a si lumë; vendi ku e ka burimin a zanafillën një përrua ose një lumë; krua. Gurrë malore. Gurrë lumi.
2. Vijë a rrëke e diçkajelëngshme. Gurrë gjaku.
3. fig. Burimi a zanafilla e diçkaje. Gurra popullore (e këngëve, e valleve).
4. si ndajf. Rrëke. I shkonin lotët gurrë.
Sin.: burim, rrëke.

GURRËSHTERPË

GURRËSHTÉRP/Ë,~A f. sh. ~A,~AT Gurrë pa ujë a që shteron gjatë verës.

GURRËZ

GÚRRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Gurrë e vogël, gurrë me pak ujë; krua që ka pak ujë ose që nganjëherë shteron.

KRUA

KRÚA, KRÓI m. sh. KRÓJE, KRÓJET Burim uji, gurrë; vendi ku buron uji; çezmë. Kroi i fshatit. Mbush ujë në krua. Kroi i mirë njihetkohëthatë (fj. u.).
Sin.: gurrë, çezmë, burim, bunar.
çonkrua (në shtatë kroje) e s’të jep ujë (dikush) të premton shumë se gjoja do të të zgjidhë hallin, të sjell rrotull e të sorollat, por nuk të mbaron punë;çonnjëqind (në dyzet) çezma e s’të jep ujë. Pështyn në kroin që pi (dikush) përçm. është mosmirënjohës, është bukëshkelur; ha mjaltin e prish kosheren; të ha shalqinin e të rreh me lëkura. Kam pirë *ujë në një krua (me dikë). Ka pirë *ujë në shumë kroje (burime) (dikush).

MËMË

MË́M/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; gruaja që ka lindur fëmijë, nënë. Mëmë e dashur (e dhembshur). Mëmë me shumë fëmijë. Gjiri (qumështi) i mëmës. Mëmë e bijë. Gjuha e mëmës është gjuha e zemrës. Mëmë e babë. Vëlla nga mëma. U mëmë lindi fëmijë. Zonja mëmë u këndonte te djepi vëllezërve të mi.
2. zool. Femra e një kafshe, që ka pjellëvogël. Mëma e qengjit.
3. zool. Mbretëresha e bletëve, matka, amza. Mizat e bletës shkojnë pas mëmës.
4. bised. Përdoret për të emërtuar vjehrrën në shenjë dashurie e nderimi ose për t’iu drejtuar me dashuri e me nderim një gruajemoshuar. Shkojmë nga mëma! Ulu këtu, mëmë!
5. anat. Ani i gruas ose i femrësgjitarëve; shtrati i pjellës. Mëma e fëmijës.
6. bot., vet. nj. Bimë me farë, që luan rolin e femrës në kryqëzimin për të nxjerrë një lloj të ri. Zgjedhin mëmën.
7. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim, gurrë, amë. Mëma e përroit.
8. fig. Burimi i diçkaje, shkaku i një dukurie ose i diçkaje tjetër, a jo që pjell diçka; zanafillë. Mëma e fitoreve. Papunësia - mëma e varfërisë. Përtacia është mëma e shumë të këqijave. (fj. u.).
9. fig. Diçkaqëndron mbitjerat (nga vlera, nga rëndësia etj.), ajoqëndronkrye; ajoështë e parë, pas së cilës vijnëtjerat ose nga e cila varentjerat. Mëma e të gjithave.
10. fig. Diçka shumë e dashur dhe e shtrenjtë. Mëma jonë, Shqipëria.
Sin.: nënë, mámi, nënoke, amë, mbretëreshë, parëz, mëmëz, farëz, farje, matkë, an, burim.

NKAHE

NKÁH/E,~JA f. Burim, gurrë, prejardhje. Nkahja e tyre është nga Malësia. Nkahje të kundërt.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.