Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASTEROÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT astr. Trup i vogël qiellor, planetoid, i ngurtë, guror ose metalik, me madhësi prej disa metrash deri në qindra kilometra në diametër, me formë të parregullt, që gjendet në brezin midis Marsit dhe Jupiterit dhe që rrotullohet rreth yllit amtar ose si satelit natyror i planetëve më të mëdhenj. Asteroid metalik (karbonik, silikati). U zbulua një asteroid i ri. Përbërja e asteroidëve.
SHKËMBÓR,~E mb. 1. Që është plot me shkëmbinj, që ka shumë shkëmbinj. Terren shkëmbor. Plazh shkëmbor. Grykë shkëmbore. Shpat shkëmbor.
2. Që është i fortë e i ngjeshur si shkëmb, që është prej shkëmbi. Masiv shkëmbor. Kodër shkëmbore. Tokë shkëmbore. Shpat shkëmbor. Planetë shkëmbore.
✱Sin.: i shkëmbtë, gur, guror, guracak, gërxhor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë