Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÓK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i ngritur, breg i vogël; kodër e vogël, bregore. Bokë mali. Nëpër boka e nëpër male. - Shikoje vashën në bokë.
2. Vend i zhveshur e i thatë, zakonisht në faqe mali a kodre; tokë gurishtë; bokërimë, bokërishtë. Boka që s’vlejnë as për kullota. Gjarpri i bokës (zool.). E bëj bokë (dikë) nuk e përfill fare, e zhvlerësoj. Korr në bokë (dikush) flet kot.
3. fig., keq. Njeri i ngathët e mendjelehtë, arrë fyçkë, bujashkë mbi ujë.
BOKËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i zhveshur e i thatë (zakonisht kodër, bregore ose shpat mali); tokë gurishtë që nuk prodhon; bokë, bokërishtë, skërkë. Bokërimat e Vunoit. Bokërimë e zezë (e bardhë). Buzë bokërimës. Dhe bokërimash. Kalëron fushave e bokërimave. Nga të dyja anët e rrugës bokërimat dukeshin të ftohta akull. Trandafil në bokërimë, / Merr furkën e dil të rrimë. (folk.).
2. Shkëmb i nënujshëm, gumë.
✱Sin.: bokë, bokëri, bokërishtë, bërlinë, karkërimë, gurishtë, skërkë, shogëlinë, tokëllinë, shalësinë, tumbë, gumë, sharrë, kërnalle, xibërrakë.
GRILL,~II m. 1. Gur i butë e petë-petë, që thërrmohet lehtë; grillishtë.
2. si mb. Grillor.
✱Sin.: gurishtë, grillishtë, grillor.
GURÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [GURÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ËT] Vend a tokë me shumë gurë, zakonisht të vegjël. Gurishtë e zhveshur (e thatë). U punuan (prodhojnë) edhe gurishtat.
✱Sin.: gurinë, gurajë, gurnajë, krastë, bokë, bokërimë, gërgalle, gërgallinë, gërdhatë, gomurajë, gorgolinë, grill, grillishtë, muranë, rrungajë, rrëgallë, rripovinë, skërkë, zallishtë, sharrë, lismë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë