Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GARGALÍS vep., ~A, ~UR jokal. Bën një zhurmë të lehtë si gurgullimë; gargarit. Gargalis nargjileja.
GURGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gurgullon ose gurgullohet. Gurgullimi i gazit në gizë të shkrirë. Kullë gurgullimi (kim.).
2. Gurgullimë. Gurgullimi i kroit (i rrëkesë).
MURMURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmuritje; pëshpëritje. Një murmurimë u përhap gjithandej. Murmurimë e lehtë (e mbytur). Murmurimë zërash. Murmurimë lutjesh. Dëgjohej (ndihej) një murmurimë.
2. Zhurmë e lehtë që dëgjohet kur lëvizin gjethet nga era, kur rrjedh uji ngadalë etj., shushurimë; gurgullimë; murmuritje. Zhurma e valëve shndërrohej në murmurimë shurdhuese. Murmurimë e largët (e mbytur, e ëmbël). Murmurima e detit (e lumit, e gjetheve).
MURMURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur murmurit.
2. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmurimë; pëshpëritje. Dëgjova një murmuritje të lehtë (e mbyllur) dhe fjalë të pakuptueshme. Murmuritje habie (pakënaqësie, kundërshtimi). Murmuritje zërash. U ndie një murmuritje. U përgjigj me një murmuritje. E pritën me murmuritje. Vijonin murmuritjet kundërthënëse.
3. Zhurmë e lehtë që dëgjohet kur lëvizin gjethet nga era, kur rrjedh uji ngadalë etj., shushurimë; gurgullimë; murmurimë. Murmuritje e ëmbël (e lehtë, e largët). Murmuritja e gjetheve (e detit, e lumit, e pyllit).
✱Sin.: mërmëritje, nënëritje, shushuritje, fëshfëritje, murmurimë, mërmërimë, mërmëritje, gurgullimë, shushurimë, çuçlimë.
MURMURÍTËS,~E mb. Që murmurit, nënëritës. Zëri i tij ishte murmuritës. Gurgullimë murmuritëse. Muzikë murmuritëse.
✱Sin.: mërmëritës, nënëritës, shushuritës, fëshfëritës, gurgullues.
SHAPLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë që lëshojnë zakonisht gjethet kur fryn era ose e ujit kur gurgullon; fëshfërimë, shushurimë, zhapëllimë. U dëgjua një shapllimë. Ndihej vetëm shapllima e gjetheve. Shapllimë valësh.
✱Sin.: fëshfërimë, shushurimë, zhapëllimë, gurgullimë, mërmërimë, murmuritje, rrapëllimë, uturimë.
SHUSHURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shushurin pema, uji apo diçka tjetër; shushurimë. Shushurimi i pyllit. Shushurimi i gjetheve.
2. Pëshpërimë. Shushurim i lehtë.
✱Sin.: fëshfërimë, fëshfëritje, gurgullimë, çuçuritje, ligjërim, murmuritje, mërmëritje, shushuritje, nanurisje.
SHUSHURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e lehtë dhe e vijueshme që bëjnë gjethet kur dridhen nga era, valët e vogla kur përplasen në breg, ujërat kur rrjedhin shtruar në zhurishta e nëpër gurë etj.; fëshfërimë. Nuk dëgjohej asnjë shushurimë. Shushurimë e mbytur (e ëmbël, e largët). Shushurima e gjetheve (e pyllit, e pishave). Shushurima e valëve (e ujit). Shushurima e kroit.
✱Sin.: fëshfërimë, fëshfëritje, gurgullimë, çuçuritje, ligjërim, murmuritje, mërmëritje, shushuritje, nanurisje.
TRUGULLÍM/Ë,~A f. Gjëmim, buçitje, gurgullimë e madhe. Trugullima e lumit. Trugullima e valëve (e dallgëve).
VRAMBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vrumbullimë; ulërimë; buçimë. Vrambullima e ujkut. Vrambullima e dallgëve. Vrumbullima e bletëve. Vrambullima e topit.
✱Sin.: ulërimë, gurgullimë, gumëzhimë, buçimë, ushtimë.
ÇUÇLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e lehtë e ujërave që gurgullojnë. Çuçlima e kroit. Çuçlima e dallgëve në liqen në mëngjes.
✱Sin.: çuçlim, gurgullimë, shushurimë, shushuritje, murmurimë.
ÇUÇURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çuçurit. Çuçuritja e vajzës u gjallërua më fort. Asaj i vinte të mbyllte sytë nën atë çuçuritje.
2. Zë i dobët e i dridhshëm; çuçurimë. Çuçuritje e lehtë. Çuçuritja e shatërvanit. Çuçuritjet dhe të qeshurat e shoqëronin praninë e saj.
✱Sin.: pëshpëritje, çuçurimë, cicërimë, gurgullimë, shushurimë, çuçukatje, çuçllatje, çuçllamë.
ÇËRRÓKULL,~A f. sh. ~A, ~AT Rrjedhë me gurgullimë e kroit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë