Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZÍERJ/E,~A f. 1. Veprimi kur ziej diçka; valimi i diçkaje në ujë a në një lëng tjetër për ta bërë gjellë, për ta zbutur, për ta pastruar etj., përvëlim Zierja e çajit (e qumështit etj.). Zierja e rakisë. Zierja e fasuleve. Zierja e ziftit. Zierje e ngadaltë. Koha e zierjes. Procesi i zierjes. Lëngu i zierjes. Gatimet me zierje. Pa e ndërprerë zierjen. Nxehet deri në zierje. Me zierjen e tyre ato e humbin sasinë e helmit.
2.Vendi a ena ku ndodh procesi i zierjes së një lëngu. Reparti i zierjes. Kazan për zierjen e rakisë.
3. Tharbëtim. Zierja e verës. Zierja e bërsive. Shkumë e formuar gjatë zierjes.
4. fig. Gumëzhitje, vlim. Një vlim i brendshëm si një zierje ndjenjash e ka rrëmbyer. - Mos më pyet më tej, baba! Të shpjegoj zierjen e mendimeve në ato çaste?
5. tek. Mënyrë e ngjitjes së metaleve me anë të bashkimit e të shtrëngimit të dy pjesëve të tyre, që janë zbutur me nxehje. Zierje farkëtarie (elektrike). Zierje me gaz. Bashkim me zierje.
✱Sin.: nxehje, valim, vlim, pjekje, djegje, përvëlim, gumzhitje, ndezje, luzmim, ndezje, flakërim, gurgullim, tharbëtim, tharmëtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë