Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GURGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Nxjerr një zë të mbytur e të vazhdueshëm (për ujin ose për ndonjë lëng tjetër kur rrjedh ose valon); del a rrjedh me zhurmë të mbytur e të vijueshme; valon duke lëshuar ca si tinguj të mbytur e të vazhdueshëm. Gurgullon uji (burimi, përroi). Gurgullon gjaku (kal.) e mbaj në grykë dhe e vërtit me zhurmë ujin a një bar të lëngshëm, kur e shpëlajmë fytin a bëjmë gargarë.
2. fig., jokal., vet. v. III Zien, vlon. I gurgullon në zemër.
3. kim., kal. Fut ajër ose ndonjë gaz tjetër në një lëng, në metal të shkrirë etj. Gurgulloj ajër (metan, gaz).
✱Sin.: murmuris, murmuroj, shushurin, vloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë