Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gurëzoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GURËCOJ

GURËC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nguros; ngurtësoj.
2. E bëjfortë si gur; forcoj.
Sin.: ngurtësoj, nguros, forcoj, gurëzoj.

NGUROS

NGURÓS vep., ~A, ~UR kal. E kthej në gur një qeniegjallë (sipas përfytyrimeve të përrallave e të mitologjisë mbi qeniet me forcëmbinatyrshme); e bëj si gur; kund. çnguros.
Sin.: guros, gurëzoj, guroj, ngurtësoj, shajtoj.

NGURTËSOJ

NGURTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthejgjendjengurtë; e bëjngurtë; kund. çngurtësoj. Ngurtësoj një lëng (një gaz).
2. fig., vet. v. III Bën që të humbasë ndjeshmërinë a ndjenjat. I ngurtëson shpirtin (zemrën). Vuajtjet ia ngurtësuan ndjenjat.
Sin.: nguroj, guroj, nguros, guros, fortoj, forcoj, ngurr, akulloj, gurëcoj, gurëzoj, ngrij, shajtoj, shtang, thaj, venis.

ZHGURËZOJ

ZHGURËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. mit., kal. E kthej nga gur në njeri; kund. nguros. Zana i zhgurëzoi krushqit.
2. mjek. Pastroj gurëzat e dhëmbëve; kund. gurëzoj. I zhgurëzova dhëmbët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.