Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GUNGÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kurrizdalë, gungaç.
✱Sin.: gungaç, hundaç.
GÚNGËS,~E mb. 1. edhe si em. Gungaç, kurrizdalë.
2. edhe si em. f. Që nuk i dalin lehtë thelpinjtë; kund. gajgë. Arrë gungëse.
3. edhe si em. f. Me gjinj të vegjël, të fortë e me pak qumësht. Dele (dhi, lopë) gungëse.
4. edhe si em. I fortë, i fuqishëm.
5. edhe si em., fig. Kokëfortë, kokëderr.
✱Sin.: gungë, i papërkulur, i fortë, i fuqishëm, kokëderr.
GËRMÚQ,~E mb., bised. 1. Që e ka trupin të kërrusur (nga pleqëria, nga puna e rëndë a nga ndonjë sëmundje), i përkulur; kurrizdalë, gungaç. Plak gërmuq.
2. si em. Ai që e ka trupin të kërrusur, kurrizdalë, gungaç.
3. si ndajf. Me trup të kërrusur, gërmuqas. Rri gërmuq. Shkonte gërmuq.
✱Sin.: i përkulur, i gërmuqët, kurrizdalë, i kërrusur, gungaç.
KURRÍZO,~JA f. sh. ~, ~T mospërf. 1. Njeri kurrizdalë; njeri gungaç.
2. si mb. Kurrizdalë. Burrë kurrizo.
✱Sin.: kurrizdalë, gungaç.
KURRIZÓR,~E mb. 1. anat. Që ka të bëjë me kurrizin dhe me shtyllën vertebrore; që i përket kurrizit a shpinës; që gjendet në kurriz ose në shtyllën e kurrizit; vertebror; shpinor. Shtylla kurrizore shtylla vertebrore. Palca kurrizore.
2. anat. Që ka shtyllë vertebrore. Kafshë kurrizore kafshë vertebrore.
3. I mysët; gungaç. Sipërfaqe kurrizore.
✱Sin.: vertebror, shpinor, i mysët, gungaç.
♦ *Shtyllë kurrizore libr.
RRÚAZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr e vogël e rrumbullakët prej qelqi a prej ndonjë lënde tjetër, me një vrimë në mes, që shkohet në varg bashkë me të tjera ose që përdoret për qëndisje. Rruaza qelqi (xhami, qelibari). Bleu rruaza me ngjyra për të qëndisur.
2. vet. sh. Varg me kokrra të tilla të shkuara në një fill, që mbahet në qafë si stoli nga vajzat dhe gratë. Babai i bleu vajzës rruazat që i pëlqenin. Mbante një palë rruaza të bardha.
3. Pikë e vogël e rrumbullakët uji ose e një lëngu tjetër, sumbull. Një rruazë loti i ra në faqe.
4. fiziol. Qelizë e posaçme e gjakut, që luan rol të caktuar. Rruazat e kuqe qeliza të gjakut me ngjyrë të kuqe, pa bërthamë, që çojnë oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha indet e trupit. Rruazat e bardha qeliza të gjakut pa ngjyrë, që kanë vetinë të kapin e të mbytin mikrobet ose të gëlltitin lëndët e tjera të huaja që hyjnë në organizëm.
5. anat. Eshtër e rrumbullakët me një vrimë dhe me tri të dala si dhëmbë, që lidhet me të tjerat për të ndërtuar shtyllën kurrizore të njeriut e të kërbishtorëve të tjerë. Rruazat e qafës i ishin drejtuar pas fizioterapisë. Kontrolloj rruazat e kurrizit.
6. edhe fig., vet. nj. Shtylla e kurrizit; kurrizi. Më dhemb rruaza e shpinës. I doli rruaza i doli kurrizi, u bë gungaç.
7. edhe fig., vet. nj. Qafa. Theu (këputi, zuri) rruazën. Në rruazën tënde në qafën tënde. Thefsh rruazën! mallk.
8. bised. Thelë e vogël mishi. Kishte ngrënë katër-pesë rruaza mishi.
9. vet. sh. Vathët e dhisë, rezhda. Kishte disa dhi me rruaza.
✱Sin.: bulë, rrotull, vertebër, shpinë, zverk.
♦ I ha (i kruhet) rruaza (*kurrizi, shpina) (dikujt). La rruazën (diku). 1. shih i ranë (iu këputën) kryqet (dikujt). 2. përb. shih zuri qafën (dikush). Shtie rruaza në pe (dikush). 1. Punon shumë ngadalë e me kujdes të madh. 2. shih tund (luan) derën (dikush). Theu (këputi) rruazën (dikush) përb. shih theu (këputi) qafën (zverkun) (dikush) përb. Zuri rruazën (dikush) keq. shih zuri qafën (zverkun) (dikush) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë