Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gunëdhirë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARI

BARÍ,~UI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që kullot, që ruan dhembarështon bagëtinë; çoban, blegtor. Bari lopësh (dhensh, dhish, derrash). Bariu i fshatit. Kërraba e bariut. Fyelli i bariut. Do takohem me bariun, / Bëj të flë, gjumi s’më zë. (folk.). Po pate dhen, gjen edhe bari. (fj. u.). Dhentë pa bari i ha ujku një nga një. (fj. u.). Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.). Gruaja pa gjilpërë e bariu pa kërrabë, nuk janë as grua, as bari. (fj. u.). Më mirë barishtëpi, se vali në Rumeli. (fj. u.). Bariu i mirë e ruan vetë vathën. (fj. u.).
2. fet. Prift i krishterëshërben si udhëheqës i kujdesshëm shpirtëror i besimtarëve të vet. Bariu i besimtarëve. Bariu hyjnor. Fjala e bariut.
3. vet. sh. Krerët, të parët, prijësit e popullitkrishterë. Barinjtë e shpirtrave.
Sin.: çoban, blegtor, delmer, delmator, kullotës, ruajtës, skuter, fushamirë, gunëdhirë, qumështor.
Bari (çoban) pa bagëti njeri i vetëm e i shkëputur nga njerëzitdrejton, pa ndjekës a pa pasues. Bari dhish keq. njeri i paditur e i pashkolluar. Blen *dhi pa gjetur barí (dikush) tall. Si *dhentë pa bari (pa çoban). Vë ujkun bari (dikush) iron. i ngarkoj një detyrë me përgjegjësi një njeriupandershëm e të pabesë në një lëmë ku ai patjetër do të dëmtojë; ujkunruajë delet (dhentë); i var ujkut mëlçinëqafë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.