Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CËRÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Zëri gumëzhitës a thumbues i disa kandrave fluturuese; çdo zhurmë që ngjason me këtë. Gumëzhit kodra nga cëritjet e karkalecave. Cëritjet e gjinkallave vijnë nga qielli. Dëgjoheshin cëritjet e qerreve. Kur iu afruan gjolit, dëgjuan cëritjet e ngjalave.
2. Zhurmë si ajo e yndyrës kur nxehet në tigan ose si ajo e currilit të ujit; cërcëritje.
GUMËZHÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zhurmë të vazhdueshme kur fluturon (për bletën, për arëzën etj.), nxjerr gumëzhimë. Gumëzhijnë bletët (grerëzat).
2. Nxjerr a lëshon një zhurmë të ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat kur fluturojnë; buçet, uturin. Gumëzhin motori. Gumëzhijnë aeroplanët. Gumëzhijnë telat e telefonit. Gumëzhin era (deti). Gumëzhin shkolla (salla, klasa). Gumëzhijnë rrugët. Gumëzhin sheshi (oborri i shkollës). Më gumëzhijnë veshët.
3. fig. Ka gjallëri të madhe nga një veprimtari e dendur, është ngritur peshë, është vënë në lëvizje për një çështje etj. Gumëzhinte tërë Shqipëria.
4. fig. Është mbushur nga fjalët e botës (kur në një qytet etj. flitet nga të gjithë për dikë a për diçka). Gumëzhinte gjithë qyteti nga fjalët.
✱Sin.: gumëzhit, buburit, buit, roit, vrumbullit, zien, bulbëron, buçet, uturin, gërgërit, gërhit, zëzëllon, zukat, zhurmëron, zhurmon, zhuzhet, zhuzhurit, gëlon.
UTURÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zhurmë të mbytur, të zgjatur e të rëndë; lëshon një gjëmim të mbytur (nga lëkundje të fuqishme); ushton, rrapëllin, gjëmon. Uturin makina (traktori, aeroplani). Uturin deti (lumi). Uturin era (tufani, suferina). Uturijnë drurët (pyjet). Uturin toka (dheu). Uturijnë malet.
2. Ushton nga zëra a zhurma të ndryshme. Uturin qyteti. Uturijnë rrugët. Uturin salla. Më uturijnë veshët ndiej uturimë në veshë.
✱Sin.: ushton, dridhet, gjëmon, oshtin, rrapëllin, shungullon, gumëzhin, gumëzhit, buçet, buluron, bulurin, bulurit, vëngon, buis, grindet, fishkëllen, ulërin.
ZHURMËR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Bën një zhurmë të mbytur a të lehtë dhe të zgjatur; zhurmon lehtë. Zhurmëron pylli. Zhurmëron era. Zhurmëron përroi (deti). Zhurmërojnë valët. Zhurmërojnë të lashtat.
2. Është i mbushur me zëra njerëzish e me zhurma të ndryshme, është plot zhurmë; bën zhurmë, gumëzhin, zhurmon. Zhurmëron qyteti. Zhurmëron turma. Zhurmërojnë rrugët. Zhurmëron vendi. Nga zërat e vizitorëve të shumtë kubeja zhurmëronte dhe mjegullonte çdo tingull të veçantë.
✱Sin.: zhurmon, gumëzhin, gumëzhit, shurukat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë