Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tufë fijesh; xhufkë, zakonisht për zbukurim. Bufkat e peshqirit (e shallit, e lahurisë). Perde me bufka. Opinga me bufka. Shaminë me bufka, moj, / Ç’e mbajnë valltaret! (folk.).
2. Topth i bërë me cohë të butë me push për të pudrosur fytyrën etj. Bufka e pudrës.
3. Diçka e fryrë, e mbushur dhe zakonisht në trajtë të rrumbullakët; mufkë, buf; tufë flokësh; kabloshë. Bufka pemësh. Bufkë gështenje. Bufkë vidhi. Bufka e pambukut. Bufka e qepës lulja e qepës. Bufkë leshi. Bufkë puplash. Ka lëshuar bufkën përmbi sy.
4. Njeri me faqe të fryra dhe i shëndoshë; bullafiq.
5. Shpend me kaçule mbi veshë dhe pendë në pjesën e poshtme të këmbëve; gufkë, gufe; dele me shumë lesh në turi.
6. Jelek grash me mëngë të gjera e të fryra te supet; gufe.
7. bot. Lulebufkë.
8. Kokërr fiku e papjekur.
✱Sin.: xhufkë, tufë, gufkë, mufkë, tujë, tugë, tufëz, tumbë, bistak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë