Fjalori

Rezultate në përkufizime për “guacë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GUASKË

GUÁSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mbulesë e fortë prej lënde gëlqerore mbi trupin e disa kafshëvevogla; zool. butak me një mbulesëtillë. Guaskë deti.
2. Lëvozhgë e fortë e frutave a e faravedisa bimëve; zhguall; shark. Guaskë arre (bajameje, lajthie, gështenje). Guaskë veze.
3. fig. Mjedis i mbyllur e i veçuar; fushë e ngushtë e një veprimtarieveçuar. Qëndronguaskën e vet.
Sin.: gocë, guacë, guazë, borboçinezë, zazë, sharavidhe, guall, samar, kufkë, lëvore, kore, bërthamë.
Doli nga guaska (e vet) (dikush) nuk rri më i mbyllur e i tërhequrvetvete, merr pjesëshoqëri a në punë, hynjetë; kund. u mbyllguaskën e vet. U mbyllguaskën e vet (dikush) u tërhoq dhe u mbyll brendavetvete, sheh vetëm punën e vet, nuk përzihet me askënd e për asgjë; u mbylllëvozhgën e vet; kund. doli nga guaska (e vet).

STRIDHE

STRÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Ostera edulis) Butak deti me dy guaska vezakeforta, me ngjyrëbardhë a të verdhë, me shirit kafeçelët nga jashtë dhe e lëmuar e me shkëlqimbardhë në të argjendtë nga brenda, me mish ngjyrë kremi ose bezhë. këto ujëra gjenden stridhe. Përgatit stridhe me limon. Darka përfshinte stridhe. Shërbyen stridheshoqëruara me verë.
Sin.: guacë, vosk, voskë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.