Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRPÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë basme etj., që vihet në pjesën e përparme të trupit, zakonisht nga mesi e poshtë, për të mbrojtur rrobat nga ndotja kur punojmë; mësallë që vënë përpara zakonisht gratë, kur bëjnë punët e shtëpisë; futë. Përparëse e gjatë (e qëndisur). Përparëse për fëmijë. Përparësja e mishtarit (e mbledhëses së pambukut). Mbushi xhepat e përparëses. Vuri (hoqi) përparësen.
2. Veshje e sipërme prej pëlhure etj., që mbahet mbi rrobat e zakonshme për t’u mbrojtur nga ndotja, për t’iu përgjigjur kërkesave higjienike të mjedisit etj. Përparëse e bardhë. Përparëse shkollore. Përparësja e mjekut (e mësuesit, e infermieres, e stomatologut). Veshi përparësen. Nuk lejohet hyrja pa përparëse. Përparëse mbrojtëse (usht.) copë prej bezeje të gomuar ose prej letre të posaçme, që vihet përpara trupit për t’u mbrojtur nga lëndët e ndryshme kimike etj.
3. Secila nga të dy pjesët e mëdha të përparme të xhaketës, të trikos, të jelekut etj. Përparësja e majtë (e djathtë).
✱Sin.: përparje, futë, futore, pohi, podhe, skutë, mësallë, barkore, neçe, faqore, pështjellak, paranik, poshterkë, bohçe, prehër, pripalë, peshtamall, grykëse, gushore, grykashkë, grykore, grykje, gërshërëz, skutë, cilinë, stravecë, rragë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë