Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FYTAFÝTAZI ndajf. Fytas. U kapën fytafytazi.
✱Sin.: fytas, fytazi, fytafyt, fytafytas, fytthi, grykas, grykazi, grykafytas, grykafytazi, grykagrykas, grykagrykazi, kacafytas, veshas, grykë.
FÝTAS ndajf. 1. Duke u kapur për fyti me dikë, grykë më grykë me dikë. U kapën (u përleshën) fytas.
2. Deri në fyt, deri në grykë, plot. Ishte i mbushur fytas me detyra.
✱Sin.: fytazi, fytafyt, fytafytas, fytafytazi, fytthi, grykas, grykazi, grykafytas, grykafytazi, grykagrykas, grykagrykazi, kacafytas, veshas, grykë.
♦ Fytas e mbytas me shumë përpjekje e vështirësi, me mundime të mëdha; me të gjitha forcat, pa kursyer asgjë, sa të mund e si të mund; me thonj e me dhëmbë. Shkojnë fytas e mbytas shih (shkojnë) si macja me miun.
GRYKAFÝTAS ndajf. Fytafyt, fytas. U zunë grykafytas.
GRYKAFÝTAZI ndajf. Grykafytas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë