Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BABËZÍTUR (i, e) mb. 1. Që s'ka të ngopur në të ngrënë, që ha shumë e me nxitim, i pangopur, i zijosur. Njeri i babëzitur. Hante si i babëzitur.
2. fig., keq. Që nuk ka të ngopur me diçka, që ka një lakmi të pashuar, i pangopur. Fëmijë i babëzitur. Shihte si i babëzitur.
✱Sin.: babëziar, grykës, grykësor, llupës, makut, fytmadh, zorrëshpuar, i zijosur, hamës, i pangopur, i panginjur, makut, i urëtuar, lakmitar, llupash, barkmadh, barkaç, gojëlubi, zikeq, vampir, barkpangopur, barkshpuar, barklubi, barkvozë, lubi, tamahqar.
LAKMÉC,~I m. sh. ~ Ë, ~ËT keq. Lakmitar, ziliqar. Me shikim lakmeci. Lakmec i madh.
✱Sin.: i panginjshëm, i pangopshëm, gllabërues, ngrënës, makut, lakut, ladut, i panginjur, lëfos, llufitës, i etshëm, lubi, ujk, grykës, hamës, barklubi, barkmadh, copamadh, barkpangopur, barkshpuar, barkthes, barkpanginjur, gojëlubi, zhvatës, zhvatarak, thonjgjatë, përlarës, llupës, i pangopur, hamëtor, përpirës, fytës, fytmadh, gushëshpuar, i babëzitur, zorrëshpuar, grykësor, babëziar, grabitës, grabitqar, i zijosur, barkaç, barkashor, resëtar, ziliqar, resëkeq, nepsqar.
LAKMITÁR,~E mb. 1. Që ka lakmi; që shpreh lakmi; lakmues. Njeri lakmitar. Grua lakmitare. Me sy (me vështrim) lakmitar.
✱Sin.: lakmues, i panginjshëm, i pangopshëm, gllabërues, ngrënës, makut, lakut, ladut, i panginjur, lëfos, llufitës, i etshëm, lubi, ujk, grykës, hamës, barklubi, barkmadh, copamadh, barkpangopur, barkshpuar, barkthes, barkpanginjur, gojëlubi, zhvatës, zhvatarak, thonjgjatë, përlarës, llupës, i pangopur, hamëtor, përpirës, fytës, fytmadh, gushëshpuar, i babëzitur, zorrëshpuar, grykësor, babëziar, grabitës, grabitqar, i zijosur, barkaç, barkashor, resëtar, ziliqar, resëkeq, nepsqar.
LAKMITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka lakmi; ai që shpreh lakmi; lakmues. Lakmitar i madh (i pangopur).
✱Sin.: lakmues, lakmec, gllabërues, ngrënës, makut, lakut, ladut, i panginjur, lëfos, llufitës, i etshëm, lubi, ujk, grykës, hamës, barklubi, barkpangopur, barkshpuar, barkthes, barkpanginjur, gojëlubi, zhvatës, zhvatarak, thonjgjatë, përlarës, llupës, i pangopur, hamëtor, përpirës, fytës, fytmadh, gushëshpuar, i babëzitur, zorrëshpuar, grykësor, babëziar, grabitës, grabitqar, i zijosur, barkaç, barkashor, resëtar, ziliqar, nepsqar.
LAKMÚES,~E mb. Që lakmon diçka a dikë, që ka lakmi për diçka a për dikë; që shpreh lakmi; lakmitar, i pangopur. Njeri lakmues. Fuqitë lakmuese. Me sy (me shikim) lakmues.
✱Sin.: i panginjshëm, i pangopshëm, gllabërues, ngrënës, makut, lakut, ladut, i panginjur, lëfos, llufitës, i etshëm, lubi, ujk, grykës, hamës, barklubi, barkmadh, copamadh, barkpangopur, barkshpuar, barkthes, barkpanginjur, gojëlubi, zhvatës, zhvatarak, thonjgjatë, përlarës, llupës, i pangopur, hamëtor, përpirës, fytës, fytmadh, gushëshpuar, i babëzitur, zorrëshpuar, grykësor, babëziar, grabitës, grabitqar, i zijosur, barkaç, barkashor, resëtar, ziliqar, resëkeq, nepsqar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë