Fjalori

Rezultate në përkufizime për “grurth”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BYC

BYC,~I m. sh. ~A, ~AT mjek. Elbth, kathdelkapaksyrit, lulëz, rrëzuall.
Sin.: askath, elbth, lulëz, rrëzuall, sykath, tytykath, rrëgjoll, grurth.

ELBTH

ELBTH,~I m. Puçërr me qelb sa një kokërr elbidelkapakun e syrit, kath, byc.
Sin.: kath, byc, elbanik, grurth.

GRURTH

GRURTH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Hordeum murium) Bimë barishtore njëvjeçare që i ngjan grurit e që rritet anës arave ose nëpër lëndina; grurë i egër, grurë breshke.
2. Elbth, kath, byc.
Sin.: elbth, kath, byc.

GRURË

GRÚR/Ë,~I m. 1. bot. Drithë me kallinjmbushur me kokrravogla; kokrrat e kësaj bime, që bluhen e bëhen miell. Grurë i lashtë (i vonë). Grurë halëkuq. Grurë halëzi. Kalli (farë) gruri. Miell (bukë) gruri. Mbjell (korr, shij) grurin. Kur s’ke grurë, e mirë është edhe thekra. (fj. u.) kur s’ke pulën, ha edhe sorrën.
2. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta, që shënojnë bimëngjashme me grurin. Grurë i egër grurth. Grurë breshke grurth. Gruri i thneglave barishte me kalli si të grurit, me halagjata.
U bëfsh si *ara me grurë! (ur.) *Buka e një gruri. Me grurëgojë (dikush) keq. gati për të vdekur, duke dhënë shpirt; me hallvëgojë. ngrënça grurin! (mallk.) vdeksh!; ngrënça (të ndafsha, të bëfsha) hallvën! mallk. bised.; bëfsha gropën! (mallk.); bëfsha varrin! mallk.; këndoftë prifti trisainë mallk. tall. E ha grurin që në arë (dikush) i shpenzonardhurat shpejt e para kohe, nuk di t’i përdorë me ekonomiardhurat, nuk di të kursejë kur duhet e atje ku duhet. E ka grurë (me dikë) ka marrëdhënie shumëmira me dikë, shkon shumë mirë me dikë, ka lidhjengushta dhe e ka mirë me të; e ka vaj; e ka (shkon, është) gjalpë e vaj. (Është) tre *mel e dy grurë (dikush) mospërf. Mbjell grurë e korr egjër (dikush) nuk merr frytin e punës së vet, nuk nxjerr fitimin e pritur nga një punë e mirë; mbjell misër e korr tallë. Mbjell *thekër e korr grurë (dikush). Ndaj *bykun nga gruri (nga kokrrat). Ndaj *egjrën nga gruri. Ndaj grurin nga egjra ndaj të vlefshmen nga e padobishmja; ndajmirën nga e keqja; ndaj kashtën nga kokrrat; ndaj dhentë nga dhitë; ndaj shapin nga sheqeri. Ia numëroj (ia njeh) me *kokrra gruri (dikujt). I është pjekur gruri (dikujt) keq. e kaloi pjesën më të madhejetës, u plak; i ka ikur koha, i erdhi fundi, s’i mbetetrrojë më; e hëngri livadhin (çairin)(dikush) mospërf.; e hëngri kullotën (dikush); e hëngri tagjinë (dikush); i perëndoi ylli. *Pulëgrurë (në thekër, në mulli). Ta shet *egjrën për grurë (dikush). shkon grurë (diçka) më vete mbarë puna a çdo gjë tjetër, nuk kam pengesa e vështirësi; e bëj lehtë diçka dhe marr prej saj frytemira; shkon vaj; më bëhet rruga ujë; më shkon në (katër) rrota. Unë me grurë (me *bukë) e ti me gurë.

RRËGJOLL

RRËGJÓLL,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Elbth. I doli një rrëgjoll në sy.
Sin.: kath, byc, elbanik, grurth.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.