Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MINIBÁSKET,~I m. Lojë basketbolli për të moshat e vogla, me rregulla më të thjeshta e më të lehta. Luajmë minibasket në oborrin e shkollës. Bëj ushtrimet për grupmoshat 6-9 vjeçe në minibasket. Nis kampionati kombëtar për minibasket.
SOCIOLÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET Varietet i gjuhës që përdoret nga grupe të ndryshme shoqërore dhe që karakterizohet nga veçori gjuhësore që lidhen me faktorë të ndryshëm, si: klasa, grupmosha apo përndarja gjeografike e individëve. Sociolekt i një grupi shoqëror të caktuar. Sociolektet si variacion i gjuhës tek të rinjtë. Përdorin një sociolekt të veçantë që i bën të dallueshëm nga grupet e tjera shoqërore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë