Fjalori

Rezultate në përkufizime për “grunore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIMË

BÍM/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji, që mbin, rritet e jeton zakonisht e ngulur në një vend, që e merr ushqimin nga toka e nga ajri me rrënjë e me gjethe dheshumëzohet me fara ose me lastarë; emër i përgjithshëm për qenietillagjalla, që rritentokë ose në ujë dhedallohen nga kafshët, ngaqë nuk lëvizin vetë. Bimët e Shqipërisë. Bimë mjaltëse (helmuese, ngjyruese). Bota e bimëve. Zhvillimi i bimëve. Rrënjët (farat) e bimëve. Mbrojtja e bimëve. Vaj bimësh. Llojet e bimëve. Bima e vonë është për lopë. (fj. u.). Sheh bima bimën e ngjitet përpjetë. (fj. u.). Bora është jorgani i bimës. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e familjevebimëve. Bimë alpine (lat. Plantae alpinae) bimë e përshtatur për mjedise me temperaturëulët, edhe me mbulesë bore e me erëraforta. Bimë barishtore (lat. Leguminosa) bimë pa kërcell a me kërcellhollë e të shkurtër, me gjethenjoma, zakonishtblerta, që nuk drunjëzohet. Bimë bishtajore (lat. Leguminaceae) familje bimësh, kryesisht me bishtajambushura me kokrra (si soja, fasulja, bizelja, batha, qiqra, kikiriku etj.), që përdoren për ushqim. Bimë bujqësore (lat. Plantae agricultura) bimëdobishmembjellatokë bujqësore. Bimë e butë (lat. Herba mollis) bimë e kultivuar. Bimë e dobishme (lat. Herba utilis) bimë e kultivuar ose e mbirë vetiu, që ka vlera ushqyese, shëruese etj. Bimë e dytë bimëmbillet e korret pas një bimemëparshme në të njëjtën stinë. Bimë dyvjeçare (lat. Plantae biennes) bimë që në vitin e parë mbin nga fara dhe rritet, ndërsavitin e dytë lulëzon dhe lidh fryte. Bimëegra (lat. Herba silvestris) bimëmbijnë vetë. Bimë grunore (lat. Poaceae; Gramineae) bimë barishtoreshumëllojshmearave, zakonisht njëvjeçare, me kërcelldrejtë e të nyjëzuar, me gjetheholla e të gjata, që bëjnë kallinj me kokrravogla, të cilat bluhen dhe përdoren si ushqim. Bimë industriale (lat. Plantae industriae) bimërriten e përdoren për qëllime industriale. Bimë kacavjerrëse (ngjitëse) (lat. Plantae volubilis) bimë që, për të marrë dritë e për t’u zhvilluar, kapen pas një bime tjetër ose ngjiten pas mureve a ndonjë peme me anërrënjëve ajrore, të gjembave me majë, të lozeve në majat e gjetheve etj. Bimë kultivuese (lat. Herba cultivata) bimë bujqësorembillentoka bujqësore. Bimë mishngrënëse (lat. Plantae carnivorae) bimë (si lulevesa, lule lagjini etj.), që ushqehen me inde shtazoreinsekteve dhe të jovertebrorëve të tjerë, të cilat i kapin dhe u marrin lëndë ushqyese (si azoti etj.). Bimë mjekësore (lat. Herba medicinalis) bimë me veti shëruese; bimëpërdoren për prodhimin e barnave mjekësore. Bimë njëvjeçare (lat. Herba annua) bimëmbin nga fara, zhvillohet, lulëzon dhe lidh fryte brenda një viti, bimë me cikël zhvillimi njëvjeçar. Bimë pyjore (lat. Arbor) bimë drusore e jodrusore të pyllit. Bimë shumëvjeçare (lat. Plantae perennes) bimë me cikël zhvillimi shumëvjeçar. Bimë ujëse (lat. Plantae aquaticae) bimërriten në ujë. Bimë vajore (lat. Plantae Oleiferae) bimë me fryte ose farapërmbajnë vaj (si soja, kikirikët, luledielli, farat e pambukut, palmat vajore, ulliri, susami etj.). Bimë zbukurimi (lat. Planta ornamentalis) bimë që mbillen për zbukurim.
3. Pjesa a trupidel mbi tokë nga një farë. Bimë e vogël. Bima e misrit (e grurit). Numri i bimëve për hektarë. Lëshon bimë.
4. Kulturë bujqësore e arave. Bimë pranverore. Bimë shoqëruese. Bimëhershme (të vona). Bimët e arave. Duket bima që kur mbin. (fj. u.). Duket dita në të gdhirë, bima duket në të mbirë. (fj. u.).
5. fig., bised. Pjellë, pasardhës. S’lanë bimë prapa. Bima e gjirit tënd.
Bimë e keqe përb. njeri (zakonisht fëmijë) pa edukatë, që prish gjithçka e dëmtontjerët; farë e keqe; pjellë e keqe (e shejtanit).

GRUNISHTË

GRUNÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Arë e mbjellë me grurë, grunajë. Korrja e grunishtave.
Sin.: grunajë, grunore, grunjëra, të grunjta.

GRUNORE

GRUNÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arë e mbjellë me grurë, grunishtë. Grunoret ishinmbara. 2. vet. sh., bot. Bimët grunore.
3. bot. Dardhëpiqet në një kohë me grurin.

ITHME

ÍTHM/E,~JA f., bot. Barishte e hidhurmbingrunore. Grunore e mbuluar nga ithmet.

LASHTORE

LASHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Arë e mbjellë me të lashta.
Sin.: grunore, grunishtë, elbore.

LESHMACE

LESHMÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj bari i vogëlngjyrëhirtë, që delgrunore e në livadhe, ka gjethe si pushimët ngjyrëhirtë si lesh maceje, që dëmtonlashtat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.