Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRUMBULLÓR,~E mb. 1. Që ka trajtë të rrumbullakët, i mbushur, si top. Me fytyrë (me faqe) grumbullore. Re grumbullore.
2. bot. Që rritet e bëhet në trajtë kaçube; që ka shumë degë të grumbulluara si tufë, që ka trajtën e një tufe, tufshak. Pemë (arrë, dardhë) grumbullore. Lule grumbullore.
3. fin., vjet. I përgjithshëm. Shuma grumbullore.
✱Sin.: topolak, tufshak, shtëllungor.
RE,~JAІ f. sh. ~, ~TË 1. Grumbull avujsh uji, që rrinë pezull lart në qiell. Re të bardha (të zeza, të murrme, të kuqërremta). Re të imëta (të rralla, të dendura, të shpeshta). Re pupëlore (grumbullore, shtresore). Re të larta (të ulëta). Re të ngarkuara. Re shiu (dëbore, breshri). Re me shi. Shtëllunga resh. Qiell me (pa) re. Kohë me re. Doli një re. U vesh (u mbush) qielli me re. U derdhën (u shkarkuan) retë. U mblodhën (u shpërndanë) retë. Një re shi pak shi.
2. Shtëllungë e madhe grimcash të imëta që enden në ajër; grumbull i dendur i diçkaje që ngrihet e që lëviz në ajër; mizëri. Re tymi (avulli, pluhuri). Një re rërë. Një re mushkonjash (karkalecash, zogjsh, pëllumbash). U ngrit një re.
3. Diçka që pengon vështrimin, perde. I zunë (I vunë) sytë re. M’u bë një re. Kam një re përpara sysh.
4. fig. Diçka e zymtë, që paralajmëron një të keqe; diçka që sjell një shqetësim. Retë e dyshimeve. Mblidhen (varen, dendësohen) re të zeza. Shpërndahen retë.
5. fig. Grumbull fjalësh ose veprimesh, zakonisht të mbledhura për të errësuar a për ta shtrembëruar diçka. Re fjalësh (frazash, parullash). Re gënjeshtrash.
6. krahin. Rrufe. I ra (e goditi) reja. Krisi (shtiu) reja. E vrau reja.
✱Sin.: mizëri, perde, rrufe.
♦U bë re (dikush) shih u bë erë (dikush). Kullot retë (dikush) shih i bredhërin mendja (dikujt). E mbuluan re të zeza (diçka) ra një fatkeqësi e rëndë mbi diçka, e mbuloi një e keqe e madhe, pllakosi mjerimi dhe errësira. Përpin retë (dikush) është shumë trim dhe i shkathët, është trim me fletë. U përzien retë po prishen marrëdhëniet ndërmjet dy vetave a dy palëve, po nis grindja; u mërzit shumë dikush, u zemërua, u vrenjt, u zymtua; u prish koha; kund. u shpërndanë retë2. Re me breshër. 1. Njeri zemërak, i hidhur e kërcënues. 2. Trim i madh, të cilit nuk i del kush përpara, furtunë. 3. Vrull a shpejtësi e madhe; dikush a diçka që vjen me forcë, shpejt e papritur dhe që ikën po ashtu shpejt e me zhurmë. Re pa shi shih pemë pa kokrra mospërf. U shpërndanë retë. 1. Iku rreziku a u largua e keqja. 2. U qetësua dikush, iu largua mërzia, i iku zymtia, u çel; kund. u përzien retë. 3. U përmirësua një gjendje, u qartësua një çështje, u sqarua një keqkuptim a u zbut një mosmarrëveshje. I varen re të zeza (mbi kokë) (dikujt a diçkaje) e kërcënon një rrezik, një e keqe e madhe do t’i bjerë; i vijnë (i bien) re të zeza. I vijnë (i bien) re të zeza (dikujt a diçkaje) po i bien fatkeqësi të mëdha, e kërcënon një mynxyrë, diçka e keqe do t’i ndodhë; i varen re të zeza (mbi kokë); iu nxi jeta (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë