Fjalori

Rezultate në përkufizime për “grumbullohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GRUPOHEM

GRUP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bashkohem në një grup me të tjerë, grumbullohem; hyj, futem në një grup me të tjerë; në sh. mblidhemi grupe-grupe. Grupohen forcat. U grupuan sipas moshës.
2. pës. e GRUPÓJ.

MBLIDHEM

MBLÍDH/EM jovep., MBLÓDHA (u), MBLÉDHUR 1. vetv., zakon. sh. Grumbullohemi në një vend; afrohemi e bashkohemi diku; vet. v. III bëhet grumbull, tufë etj. U mblodhën shumë njerëz. U mblodhën te sheshi. U mblodh i gjithë fshati. Fëmijët u mblodhën kokëkokë. U mblodhën pranë vatrës (rreth nënës, në qoshe). U mblodhën pulat (dhentë). Uji u mblodh nëpër gropa. U mblodh shumë dëborë para shtëpisë. Gjethet e rëna u mblodhën në cep. U derdh vaji, s’mblidhet më. (fj. u.). S’mblidhen pleshtatgrusht (s’futen pleshtatthes). (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Bën mbledhje për të shqyrtuar diçka, për të zgjidhur një çështje etj. (për një organizatë, forum, organ drejtues, njësi prodhimi etj.); zakon. sh. për të gjitha vetat bashkohemi në një vend për një punë a veprimtari; grumbullohemi me rastin e një feste, të një gëzimi etj. U mblodh kongresi (konferenca). U mblodh kryesia (drejtoria). U mblodh kolektivi (klasa). Mblidhemiklasë (në sallë, në fushë). Mblidhemi një herëmuaj. U mblodhën me rastin e ditëlindjes (e dasmës).
3. bised., vetv. Kthehemshtëpi (zakonishtmbrëmje); bashkohem me pjesëtarët e tjerëfamiljes dhe rri me ta. Mezi mblidhetshtëpi. Fëmijët mblidhen herët dhe bienflenë. Me kë do të mblidhet kur të ikë i biri?
4. vetv. Mbledh gjymtyrët, trupin etj.; edhe fig. zvogëlohem, rrëgjohem, shtrëngohem e strukem (ngaftohtët, nga sëmundja, nga frika etj.). U mblodh grusht (shuk, lëmsh, kruspull). U mblodh në një qoshe. U mblodh për t’u hedhur. U mblodh e u përmblodh u sa një grusht, s’dinte ku të futej, u struk (nga frika etj.).
5. vetv., vet. v. III Tkurret, hyn (për një plaçkë kur laget ose kur lahet). Mblidhet doku (basma, këmisha) ngalarët. Mblidhet shumë (pak). Nuk mblidhet fare.
6. vetv. Mbështillem me diçka, mbulohem ngagjitha anët me një rrobë etj. U mblodh me pallto. U mblodh me shall.
7. fig., vetv. Bëhem i urtë, shtrohem. Djali (vajza) është mbledhur mjaft. Duke u rritur e duke u mbledhur.
8. fig., vetv. përqendrohet në një vend, më bëhet si lëmsh e më shtrëngon, më zë frymën, më mundon (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). M’u mblodh lëmsh (nyjë) diçka. M’u mblodh (diçka) në grykë (në fyt, në zemër). Iu mblodh inati (zemërimi, mëria, urrejtja).
9. pës. e MBLEDH. Kallinjtë u mblodhën nga makineria.
Sin.: grumbullohem, bashkohem, tubohem, përqendrohem, mbështillem, rrudhem, ngushtohet, zvogëlohem, tkurret, hyn, paloset, rrëgjohem, kruspullohem, urtësohem, shtrohem, përmblidhem, bëhem.
M’u mblodh (m’u mbështoll) në *grykë. Iu mblodh (iu mbështoll) *kapistalli (dikujt). Iu mblodhën *këmbët (dikujt). Iu mblodh *laku (dikujt). Iu mblodh (iu mbështoll) *lëmshi (dikujt). Iu mblodh *litari (dikujt).

NGRYDHEM

NGRÝDH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., vet. sh. Grumbullohemi në një vend me shumicë e ngjishemi a shtrëngohemi njëri pas tjetrit. U ngrydhën njerëzit te sheshi. U ngrydhënstadium tifozët.
Sin.: grumbullohem, ngjishem, shtrëngohem, rrasem.

PËRQENDROHEM

►PËRQENDR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Shkojmë për t’u mbledhur a për t’u grumbulluar në një vend; kund. shpërqendrohem. Turistët u përqendruansheshin qendrorqytetit.
2. fig., vetv. I kushtoj vëmendjen dhe kujdesin kryesor një pune a një drejtimi, ngulit gjithë vëmendjen në një punë a në një drejtim, mbajngulitur vëmendjen vetëmdiçka, aty i vë të gjitha forcat, me atë merrem kryesisht, aty ndalemshumë. Ishin përqendruarshumë projektet për infrastrukturën digjitale. Diskutimi u përqendrua te çështja kryesore (në pikën e dytë).
3. vetv. Jam i aftëmbledh forcat mendore dhembajtendosur vëmendjen, përmbledh veten; kund. shpërqendrohem. U përqendrua mirë para se t’i hynte punës (studimit). Nuk përqendrohet dot. Përqendrohu këtu!
4. pës. e PËRQENDRÓJ.
Sin.: grumbullohem, dislokohem, mblidhem, ndalem, drejtohem, përmblidhem, merrem, kridhem, përpihem, zhytem.

STURROHEM

STURR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e STURRÓJ. Sturrohemi rreth tij.
Sin.: tubohem, tubëzohem, mblidhem, grumbullohem, grupohem, bashkohem.

TRUÇOHEM

TRUÇÓH/EM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Trucohem; grumbullohem; mblidhem (kruspull). Janë truçuar njerëzshesh. U truçuashtrat. U truçoftë! (mallk.) mbettë kruspull!
2. pës. e TRUÇÓJ.

TUBOHEM

TUB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem në një grup bashkë me të tjerë, bëhem grup me të tjerë, bashkohem në një vend me ta. U tubuan në mes të sheshit. U tubua i gjithë populli. Dhentë u tubuan nën hijen e lisit.
2. vet. v. III Mblidhet, grumbullohet në një vend. Hapin vija që të mos tubohet uji.
3. pës. e TUBÓJ.
Sin.: mblidhem, tubëzohem, grumbullohem, bashkohem, grupohem.

TUBË-TUBË
TËRMOHEM

TËRM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhemgrup; tubohem. U tërmuan mizat. U tërmuan në shesh.
2. pës. e TËRMÓJ.
Sin.: mblidhem, grumbullohem, tubohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.