Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gropshtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TEGEL

TEGÉL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Qepje veshjesh, lëkurësh etj. me makinë, pa ndërprerje; gropshtë. Tegeli i pantallonave (i këpucëve). Bluzë me tegela. Xhaketë me tegela. Shkoi drejt (shtrembër) tegeli. I bëri dy tegela. Iu shqep tegeli.
2. Pe që përdoret për këtë lloj qepjeje. E qepi me tegelkuq. I futikrye një tegel të zi.
3. Vijë e dukshme e qepjes; spik, buzë. Duket tegeli.
4. tek. Vijë e drejtë, që formohet kur bashkojmë, kur mbërthejmë ose kur ngjitim buzët e dy copave metalike etj. Tegeli i saldimit (i bashkimit). Pastrimi i tegelit. S’i kishte dalë i drejtë tegeli.
Sin.: qepje, gropshtë, spik, buzë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.