Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FUNDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Zhytje a rënie në fund të detit, të liqenit etj.; kredhje në baltë etj. Fundosja e anijeve.
2. Vithisje (e tokës, e themeleve etj.). Fundosja e tokës.
3. fig. Rënie në gjendje të vështirë; groposje. E mori veten nga fundosja që i bëri shtypi.
✱Sin.: mbytje, zhytje, vithisje, groposje.
VARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përcjellët e një të vdekuri, shtënie e të vdekurit në varr, kryerja e varrimit; kund. zhvarrim. Vendi i varrimit. Dita e varrimit. U bë varrimi.
2. Ceremonia e përcjelljes së trupit të të vdekurit për në varr. Sipërmarrës i varrimit. Ceremonia e varrimit. Varrim solemn. Shpenzimet e varrimit. Shkoi (mori pjesë) në varrimin e një miku.
✱Sin.: varrosje, groposje, mbulim, prehje, funeral.
ZHGROPÓSJ/E,~A f. 1. Nxjerrja nga gropa e diçkaje të groposur më parë; nxjerrja nga varri e një kufome; kund. groposje. Po merren me zhgroposjen e silurëve. Zhgroposja e të vdekurve (të vrarëve).
2. fig. Rikujtimi i një diçkaje të harruar; nxjerrja në dritë e diçkaje që ka ndodhur shumë kohë më parë dhe që është harruar. Ishte mësuar me zhgroposjen e përvojave të një dekade më parë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë