Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gropim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMIHJE

ARMÍHJE,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur armih tokën ose kur armihet. Filluan armihjet. Thellësia e armihjeve. Armihja e parë. Filloi armihja.
Sin.: gërmim, gropim, rrëmim, mihje, rrëmihje, prashitje, kërkim, gjurmim.

GROPOSJE

GROPÓSJ/E,~A f. Veprimi kur groposet diçka ose dikush.
Sin.: gropim, thellim, zhytje, varrim, vdekje, maskim.

GROPË

GRÓP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E thelluartokë a në sipërfaqen e diçkaje; vrimë e madhe. Gropë e thellë (e cekët). Gropa e gëlqeres. Rrugë me gropa. Ra në gropë. Vend gropë. Faqe gropë.
2. gjeogr. Gropësirë. Fshati ndodhet në një gropë mes kodrave.
3. bised., edhe fig. Varr. Ia bëri gropën ia bëri varrin. Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. (fj. u.).
4. Zgavër. Gropa e syrit. Gropë ajrore (av.) zonë ku ajri ka temperaturë tjetërkrahasim me atë të mjedisit përreth. Gropa e bilardos. Gropë thithëse. Gropa e zezë (e nevojtores).
Sin.: gropim, gropore, gropere, hep, kapt, kaptë, kapth, qore, trap, gllofkë, gomën, gorgë, gorrë, zgorkë, vrimë, hallkomë, humbellë, humbë, e thelluar, e hyrë, rroshponjë, skërkë, shtrojerë, matorik, pus, grofolok, pellg, varr, zgavër.
Ia bëri (i hapi) gropën (dikujt) shih ia bëri (i hapi) varrin (dikujt). bëfsha (të hapsha) gropën! mallk. vdeksh!; bëfsha varrin! mallk.; ngrënça grurin! mallk.; këndoftë prifti trisainë mallk. tall. M’u barku gropë. 1. Kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë, jam boshstomak; m’u barku petë. 2. shih m’u zemra gropë. E bëri gropën me *dorën e vet (dikush). E bën gjoksin gropë (dikush) tall. mburret shumë; i bie gjoksit; rreh gjoksin; rreh kraharorin; vret veten me gishtin e madh; shet mend. M’u zemra gropë u hidhërova shumë, u dëshpërova thellë (nga një fatkeqësi etj.); m’u barku gropë. Ra në gropë (dikush) e pësoi keq; e gjeti një fatkeqësi. Gjeti gropën e gurit (dikush) u mëkëmb shpejt e papritur nga ana ekonomike, ra në kamjemadhe; gjeti hazinenë. (Është) në *buzëgropës (të varrit) (dikush). Kur të shohë gropën e qafës (dikush) iron. kurrë, asnjëherë; kur të shohë qafën (zverkun) pa pasqyrë iron. E shtiu (e vuri) në gropë (dikë) shih e shtiu (e vuri) në varr (dikë). Më zë plumbi gropave gjithmonëvete ters, nuk kam fat, nuk më del asgjë mbarë, dështoj vazhdimisht; jam fatkeq; kam qimen e ujkut; kam qimen e derrit; kam lëkurën e ujkut; kund. doli (më erdhi) lepurishteg.

HERMIM

HERMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Gjurmim.
Sin.: gërmim, gropim, rrëmim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.