Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKSÍT vep., ~A, ~UR jokal. 1. Hap gojën kur më vjen gjumë, kur jam e përgjumur e kotem ose kur jam i lodhur, i mërzitur.
2. Gromësij. Aksiti me të madhe. U befasuan kur aksita.
3. vet., v. III Nxjerr një zhurmë të mbytur si gromësirë; buçet mbytur. Deti aksitte. Aksitte moti (fig.).
✱Sin.: kotem, gogësij, gromësij, gokësoj, buçet, gjëmon, ushton, kumbon.
GROMËSÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gromësirë.
GROMËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gazrat që dalin me zhurmë nga goja kur gromësijmë; zhurma e tyre. Gromësirë e fortë. Kam (më vjen) gromësirë. Shkakton gromësirë.
2. fig., keq. Veprim i fëlliqur, punë e ulët, diçka e keqe; poshtërsi. Kush i ka shkruar këto gromësira?
3. fig., bised. Njeri i fëlliqur, njeri i keq. - Mos e dëgjo atë gromësirë!
✱Sin.: gromësimë, poshtërsi, qelbësirë.
GROMËSÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gromësijmë, gromësirë. Gromësitja është e zakonshme kur pi shumë lëngje me gaz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë