Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gromësij”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKSIT

AKSÍT vep., ~A, ~UR jokal. 1. Hap gojën kur më vjen gjumë, kur jam e përgjumur e kotem ose kur jam i lodhur, i mërzitur.
2. Gromësij. Aksiti me të madhe. U befasuan kur aksita.
3. vet., v. III Nxjerr një zhurmëmbytur si gromësirë; buçet mbytur. Deti aksitte. Aksitte moti (fig.).
Sin.: kotem, gogësij, gromësij, gokësoj, buçet, gjëmon, ushton, kumbon.

GOGËSIJ

GOGËSÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. Hap gojën dhe marr frymë thellë zakonisht kur më vjen gjumë, kur jam i lodhur, kur jam i mërzitur etj.; më hapet goja. I vjengogësijë.
2. Gromësij.
Sin.: guhas, gromësij.

GRAMCOJ

GRAMC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Gromësij.

GROMËSIT

GROMËSÍT vep., ~A, ~UR jokal. Gromësij. Gromësinte shpesh.

GUKSOJ

GUKS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Gromësij.
2. Vjell.
Sin.: gromësij, vjell.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.