Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRÍFSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Garrulus glandarius) Zog më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme e me çafkë në kokë, që nxjerr një zë të çjerrë. Çafka e grifshës. Zëri i grifshës. Çirret si grifshë.
2. fig., bised. Grua a vajzë llafazane e grindavece, që çirret e bërtet shumë kur flet. Grifshë e keqe!
✱Sin.: çotë, grizhlemzë, grindavec.
♦ Grifshë zabeli njeri mendjelehtë; arrë fyçkë; pendël mbi ujë. I erdhi grifsha te *çarku (dikujt).
SHÉPK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Scolopax rusticola) Lloj shpendi i egër, shapkë, shaptore. Mishi i shepkës. Shepka banon nëpër moçale. Të vegjlit e shepkës.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme shepkash. Shepka e madhe e ujit (lat. Gallinago media) shapka e madhe e ujit. Shepka e ujit (lat. Capella gallinago) shapka sqepgjatë, bekaçina. Shepka e vogël e ujit (lat. Lymnocryptes minimus) shapkë e vogël.
✱Sin.: bekacë, bekaçinë, grizhlemzë, pulëdushke, skjepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shaptore, shepkujcë, sheptore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë