Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGRÉPSUR (i, e) mb. Që është lënduar, acaruar a rënduar (plaga) nga kruajtja a nga gërvishtja; i gërvishtur. Plagë e agrepsur. Puçërr e agrepsur.
✱Sin.: i përkeqësuar, i kruar, i gërvishtur, i grithur, gërricur.
VËRZHGÚAR (i, e) mb., 1. Që është vërzhguar, çjerrë, gërvishtur. Fytyrë (lëkurë) e vërzhguar.
2. Që është bërë me turp, që i është nxirë fytyra, i koritur. Mbeti me fytyrë të vërzhguar.
✱Sin.: i vruguar, i vreditur, i grithur, i gërricur, i çjerrë, i gërvishtur, i marruar, turpëruar, poshtëruar, koritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë