Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►AGRÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lëndohem, rëndohem nga kruajtja a nga gërvishtja. Agrepsem nga gërvishtja.
✱Sin.: përkeqësohem, kruhem, gërvishtem, grithem, gërricem.
►VËRZHG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më çirret lëkura me diçka të mprehtë në majë, më bëhet gërvishtje e madhe; më nxihet lëkura nga një goditje e fortë, më vrugohet. U vërzhgua në fytyrë. Iu vërzhgua lëkura.
2. fig., vetv. Turpërohem, bëhem me turp; më nxihet fytyra. U vërzhgua keq. Iu vërzhgua fytyra (faqja).
3. pës. e VËRZHGÓJ.
✱Sin.: vrugohem, vreditem, çirrem, gërvishtem, grithem, gërricem, rripem, dërrmishem, gërdhucem, marrohem, turpërohem, poshtërohem, koritem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë