Fjalori

Rezultate në përkufizime për “grith”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGREPS

AGRÉPS vep., ~A, ~UR kal. Lëndoj ose përkeqësoj një plagë, duke e kruar ose duke e gërvishtur. Agreps të çarën e ballit. Agrepsi dorën. Agrepsa të prerën e gishtit.
Sin.: acaroj, kruaj, gërvisht, grith, gërric.

GRITH

GRITH vep., ~A, ~UR 1. kal. Gërvisht, çjerr. Grithin fytyrën gjersanxjerrin gjak.
2. jokal. Lëshoj një zë të çjerrë. Grithte sharra. I grithnin mushkëritë.
Sin.: gërvisht, çjerr.

VËRZHGOJ

VËRZHG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çjerr lëkurën, e gërvisht; e nxij nga një goditje etj. E vërzhgoi lëkurën.
2. fig. I nxij fytyrën dikujt, e bëj me turp, turpëroj. Ia vërzhgoi fytyrën.
Sin.: vrugoj, vredit, gërvisht, grith, gërric, rrip, dërrmish, gërdhuc, marroj, turpëroj, poshtëroj, korit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.