Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LESKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bie leskra-leskra, rripet petë-petë; bëhet leskra-leskra. Ishte leskëruar muri. Iu leskërua lëkura (fytyra). Iu leskëruan duart.
2. vetv. Më grisen shumë rrobat, më bëhen rrobat copë-copë, grisem. U leskërua nëpër ferra.
3. pës. e LESKËRÓJ.
✱Sin.: rripem, zdrëmet, cefliset, skërfitet, shkëlfitet, zhvoshket, grisem, shqyhem.
►LËNÚR/EM jovep., ~A(u), ~UR 1. vetv. Grisem, bëhem fërtele (për rrobat, për trupin); gërvishtem shumë. U lënur nëpër shkëmbinj. Lënuren dhentë nëpër driza e lënë leshin nëpër driza.
2. fig. Vuaj a mundohem shumë, sfilitem, copëtohem, bëhem copë. U lënurën në kurbet.
3. pës. e LËNUR.
✱Sin.: grisem, gërvishtem, copëtohem, vuaj, mundohem, rraskapitem, shprishet, hapet, çmendem.
♦U lënur nga mendtë a) iu prish mendja, iu bë mendja paçavure; b) u prish nga mendtë, shkalloi.
►SHKAFANJÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., krahin. 1. Grisem e çirrem duke u zënë me dikë. U shkafanjitën me njëri-tjetrin.
2. fig. Lodhem shumë duke bërë diçka, bëhem copë në punë. Shkafanjitem gjithë ditën.
3. pës. e SHKAFANJÍT. Fustani u shkafanjit nga vetë rrobaqepësja.
✱Sin.: shqyhem, shkatërrohem, shtypem, shkrifem, rraskapitem, copëtohem.
►SHKALAFÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. 1. Shqyhem, zhvatem, copëtohem, grisem. U shkalafit nëpër driza. U shkalafita keq.
2. vetv. Lodhem e këputem sa mezi qëndroj në këmbë, shkrehem. U shkalafit në shkollë. U shkalafit për një kohë.
3. fig., vetv. Prishet, shkatërrohet. Shteti po shkalafitej. U shkalafit si kauzë.
4. pës. e SHKALAFÍT. Gjuha u shkalafit.
✱Sin.: copëtohem, zhvatem, copëtohem, grisem, ligem.
►SHKÓQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet kokrra-kokrra vetiu. Gruri shkoqet më lehtë. U shkoq misri.
2. vetv., vet. v. III Grimcohet, bëhet thërrime. Djathi i njomë shkoqet shpejt. Shkoqet buka kur është e ngrohtë. Guri i mokrës nuk shkoqet.
3. vetv., kryes. sh. Ndahemi veç e veç; përhapemi, shpërndahemi. Radhët e ushtarëve u shkoqën. U shkoq kolektivi.
4. vetv., bised., edhe fig. Ndahem, shkëputem. Janë shumë shokë e nuk u shkoqën asnjëherë. Mezi u shkoq prej të fejuarit të parë. Nuk shkoqeshin dot nga dheu i të parëve. Nuk u shkoq nga kujtimet. Iu shkoq dhimbja nga trupi.
5. vetv., vet. v. III, bised. Sqarohet një çështje me hollësi; zgjidhet; shkoqitet. Nuk u shkoq ende ajo çështje.
6. vetv., bised. Tretem, dobësohem (nga sëmundjet). Është shkoqur fare nga e liga (nga sëmundja).
7. vetv., bised. Lodhem shumë, këputem; gajasem. U shkoq duke mbajtur fëmijët në krah. U shkoq duke vrapuar. U shkoqën së qeshuri.
7. vetv., fig., bised. Kënaqem, shkrihem. U shkoqëm në breg të detit. U shkoqëm me muhabet.
8. vetv., fig. Dallohet me sy gjithnjë e më qartë; shquhet. Nga mesdita u shkoq pylli.
9. vetv. Shpërngulem nga një vend i lartë në një vend më të ulët. Janë shkoqur nga fshatrat në qytet.
10. vetv. Grisem rrobash; shqyhem. Jam shkoqur në ca ferra.
11. pës. e SHKÓQ.
✱Sin.: shkoqem, shkërmohet, thërrmohet, dërrmohet, shkërmoqet, përsheshet, ronitet, zhbëhet, shkokëlohet, përhapemi, ndahemi, shpërndahemi, ndahem, shkëputem, sqarohet, zgjidhet, shkoqitet, tretem, dobësohem, rraskapitem, ligem, kënaqem, shkrihem.
►SHKÓQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet kokrra-kokrra vetiu. Gruri shkoqet më lehtë. U shkoq misri.
2. vetv., vet. v. III Grimcohet, bëhet thërrime. Djathi i njomë shkoqet shpejt. Shkoqet buka kur është e ngrohtë. Guri i mokrës nuk shkoqet.
3. vetv., kryes. sh. Ndahemi veç e veç; përhapemi, shpërndahemi. Radhët e ushtarëve u shkoqën. U shkoq kolektivi.
4. bised., edhe fig., vetv. Ndahem, shkëputem. Janë shumë shokë e nuk u shkoqën asnjëherë. Mezi u shkoq prej të fejuarit të parë. Nuk shkoqeshin dot nga dheu i të parëve. Nuk u shkoq nga kujtimet. Iu shkoq dhimbja nga trupi.
5. bised., vetv., vet. v. III Sqarohet një çështje me hollësi; zgjidhet; shkoqitet. Nuk u shkoq ende ajo çështje.
6. bised., vetv. Tretem, dobësohem (nga sëmundjet). Është shkoqur fare nga e liga (nga sëmundja).
7. bised., vetv. Lodhem shumë, këputem; gajasem. U shkoq duke mbajtur fëmijët në krah. U shkoq duke vrapuar. U shkoqën së qeshuri.
7. fig., bised., vetv. Kënaqem, shkrihem. U shkoqëm në breg të detit. U shkoqëm me muhabet.
8. fig., vetv. Dallohet me sy gjithnjë e më qartë; shquhet. Nga mesdita u shkoq pylli.
9. vetv. Shpërngulem nga një vend i lartë në një vend më të ulët. Janë shkoqur nga fshatrat në qytet.
10. vetv. Grisem rrobash; shqyhem. Jam shkoqur në ca ferra.
11. pës. e SHKÓQ.
✱Sin.: shkoqem, shkërrmohet, thërrmohet, dërrmohet, shkërmoqet, përsheshet, ronitet, zhbëhet, shkokëlohet, përhapemi, ndahemi, shpërndahemi, ndahem, shkëputem, sqarohet, zgjidhet, shkoqitet, tretem, dobësohem, rraskapitem, ligem, kënaqem, shkrihem.
►SHQÝHEM jovep., SHQÉVA (u), SHQÝER 1. vetv. Çirrem e grisem nga rrobat; vet. v. III çahet, hapet ose shqitet ngaqë ka një peshë të rëndë a ngaqë e mbushin jashtë masës. Rrjeta po shqyhej. Po shqyheshin degët. Ku je shqyer kështu?
2. vetv., kryes. sh., fig. Kanë grindje të thella e të ashpra, zihen keq njëri me tjetrin. Grindeshin e shqyheshin përditë.
3. vetv. Qesh me të madhe e për mjaft kohë, mbaj ijët me duar nga të qeshurit, shkulem (së qeshuri). U shqyen gazit (së qeshuri).
4. fig., vetv. Lodhem e këputem duke punuar me të gjitha forcat a duke bërë diçka tjetër. U shqye në punë. U shqye së thirruri.
5. pës. e SHQÝEJ.
♦M’u shqye *gurmazi. M’u shqye *zemra.
►ZHEL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Grisem nga rrobat në shumë vende, bëhem zhele-zhele, leckosem. U zhelua nëpër ferra. Jorgani ishte grisur e zheluar. Futet djali në një pyll të madh, të errët, me ferra e driza, gjakoset e zhelohet, po nuk qëndron, ecën e ecën përpara. (folk.).
2. pës. e ZHELÓJ.
✱Sin.: grisem, shqyehem, leckosem, rreckosem, leskërohem.
►ÇÍRREM jovep., ~ÇÓRA (u), ~ÇJÉRRË 1. vetv. Më hiqen rripa a copa nga rrobat duke e kapur në diçka të mprehtë; grisem. Më çirret këmisha. Çirrem nga rrobat. U çora te një gozhdë.
2. vetv. Ndahet më dysh a në copa duke e tërhequr fort nga anët me një lëvizje të menjëhershme një rrobë, një letër etj.; griset. M’u çorën pantallonat. Ishte çjerrë te mënga.
3. vetv. Më çahet lëkura në diçka të mprehtë, gërvishtem thellë për së gjati. U çor në fytyrë (në këmbë, në bark). U çor te një ferrë. Ishte çjerrë nga kurrizi.
4. vetv., fig. Thërras fort me zë therës e të ngjirur. Çirret e bërtet. Çirren e lebetiten. Çirret si i marrë. Çirret sa ka fuqi (sa i ha zëri, sa ka në kokë). Çirret kot më kot. Çirret nga inati.
5. vetv., fig. Përpiqem të tërheq vëmendjen duke folur shumë e duke bërë zhurmë për diçka. Çirren për të metat e të tjerëve. Çirren në të katër anët.
6. vetv., fig. I bërtas dikujt me të madhe, i ulërij. U çirret fëmijëve. - Ç’më çirresh ashtu? - Shko iu çirr tjetërkujt, jo mua!
7. vetv. Më ikën zëri nga të thërriturit; ngjirem. U çor së foluri (së thirruri). M’u çor gryka. U çor me këta kalamaj.
8. vetv., fig. Ndiej një dhembje therëse. Më çirret zemra më copëtohet zemra, pikëllohem shumë. Na u çorën veshët.
9. vetv., vet. v. III, krahin. Shpohet (një enë). U çor kusia (ibriku).
10. pës. e ÇJERR.
✱Sin.: grisem, hiqet, ndahet, çahet, thërras, bërtas, ulërij, ngjirem, copëtohem, pikëllohem, shpohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë